Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Cilët janë deputetët që ‘u kapën’ me konflikt interesi në Komisionet Parlamentare, Arben Ahmetaj kryeson listën
Gjatë monitorimit të komisioneve parlamentare të periudhës maj-korrik 2019, janë konstatuar një sërë problematikash, sipas një raporti të Institutit të Studimeve Politike.
Sipas ISP, parlamenti nuk ka reflektuar ndaj sugjerimeve që ish-ministrat nuk mund të jenë edhe relatorë e vlerësues të nismave që kanë marrë vetë në pozitat e mëparshme, sidomos kur kemi të bëjmë me kandidime të individëve që kanë qenë pjesë e stafit të tyre politik.
Po ashtu, monitorimi në komisione dhe në seancat plenare ka treguar se edhe për shkak të mungesës të opozitës kryesore politike ka rënë ndjeshëm vëmendja dhe interesi për të hetuar apo deklaruar akuza apo pretendime për konflikt interesi. Në ligjërimin politik e publik referimet mbi Konflikt Interesi kanë qenë minimale dhe lidhen kryesisht me raportet midis parlamentit dhe presidentit.
Një vëmendje të veçantë i është kushtuar funksionit zgjedhor nga Kuvendi, nëse kandidatë që kanë qenë në axhendë për t’u zgjedhur nga Kuvendi kanë pasur ose jo raste të konfliktit të interesit me vetë deputetët vendimmarrës, nëse është zbatuar procedura dhe nëse ka pasur debat publik mbi to, në këndvështrimin e konfliktit të interesit.
“Komisioni i Ligjeve ka pasur një aktivitet të madh në këtë periudhë dhe ISP është fokusuar në të gjitha praktikat e punës dhe vendimmarrjes së tij, kryesisht në ato që kanë të bëjnë me shqyrtimin e nismave ligjore dhe me nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Fakti se ka dy deputetë të këtij komisioni kanë bërë deklarime në Regjistrin e Konfliktit të Interesit do të thotë se është komision shumë më i ndjeshëm ndaj kësaj problematike dhe brenda tij ka deputetë që e konsiderojnë sfidën e KI me standardet e kërkuara.
Megjithatë, gjatë aktivitetit të komisioneve kemi ndeshur edhe në problematika specifike, të cilat mund të përbëjnë elementë të Konfliktit të Interesit. Për shembull, iniciatorë të ndryshimeve në Kodin Penal janë disa deputetë, përfshirë relatori i caktuar nga Komisioni i Ligjeve, apo edhe në rastin e ndryshimeve në ligjin për ISKK janë disa deputetë nënshkrues, përfshirë relatorët e nismës. Ka edhe praktika të tjera të njëjta për nisma të tjera ligjore. Kryesisht janë deputetët Adnor Shameti, Alket Hyseni, Spartak Braho, Klotilda Bushka, Bashkim Fino, etj.”, sqaron raporti.
Sipas ISP, në debate të ndryshme publike ka pasur raste kur deputetë të veçantë janë akuzuar se ndodhen në konflikt interesi me detyrën, kryesisht me deputetë që bëjnë pjesë në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Konkretisht, nga dalja në përgjimet e publikuara nga mediat të emrave të deputetëve Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, etj, janë rritur akuzat ndaj tyre dhe zërat se si të tillë ata nuk mund të jenë përkatësisht drejtues në komisionin e Reformës zgjedhore, në Komisionin e Ligjeve apo në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. I akuzuar ishte edhe deputeti Ilir Ndraxhi, i cili del gjatë përgjimeve, por që i ka mohuar përgjegjësitë e tij. Prokuroria ka deklaruar nisjen e hetimeve për dosjet në fjalë, por ende nuk ka ndonjë rezultat konkret, ndaj ne mbetemi në monitorim edhe më tej të kësaj problematike”, thuhet në raport.
Komisioni i Ekonomisë, i drejtuar nga ish ministri Arben Ahmetaj kryeson listën e shkeljeve.
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ashtu edhe tek Komisioni i Ligjeve, një prej problematikave të dala nga monitorimi është ushtrimi njëherësh i disa funksioneve nga të njëjtët deputetë në procedurën parlamentare.
“Kjo situatë vjen nga mungesa e qartë e rregullave të shkruara, më të cilat mund të parandalohen situata jo normale në praktikën parlamentare, siç është raporti midis anëtarit të komisionit, iniciuesit të ligjit, drejtuesit të komisionit dhe relatorit në komision. Sipas Rregullores së Kuvendit, “relatori paraqet vlerësimin e përgjithshëm mbi projektligjin ose çështjen që diskutohet dhe, nëse e sheh të arsyeshme, i propozon komisionit të kërkojë mendimin e Këshillit për Legjislacionin, sipas nenit 14 të kësaj Rregulloreje”. Kryetari i komisionit, pas dëgjimit të relatorit, fton anëtarët e Komisionit, për pyetje drejtuar nismëtarëve të projektligjit dhe relatorit dhe, pas kësaj, deklaron të hapur diskutimin në parim për projektligjin. Pra, Rregullorja ndan përgjegjësitë e relatorit me të kryetarit, duke nënkuptuar se kryetari nuk mund të jetë relator i nismave ligjore në axhendën e komisioneve.
Nga monitorimi i komisioneve ka rezultuar se në disa raste është aplikuar një praktikë tjetër nga ky përcaktim. Konkretisht, në mbledhjen e datës 2 prill gjatë debatit për projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (propozim nga BSH), relator ka qenë vetë kryetari i komisionit A. Ahmetaj. Rasti tjetër me një nismë tjetër ligjore, ku kryetari është iniciues dhe relator. Konkretisht, deputeti A. Ahmetaj, njëherësh kryetar i Komisionit vijon edhe më tej, ashtu si në fazën e parë të monitorimit, të drejtojë mbledhje dhe të jetë përcaktues në miratimin e akteve që janë propozuar po prej tij në ditët e fundit të qenies ministër në dhjetor 2018.
I tillë ishte rasti i nismës ligjore si ministër, “Për trajtimin financiar, suplementar, të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Në debatin e zhvilluar në mbledhjen e Komisionit më 21.05.2019 mbledhja u drejtua nga vetë z. Ahmetaj dhe ai, deklaroi se "komisioni më ka caktuar detyrën e relatorit, edhe për një shkak praktik, sepse ligji është punuar në kohën kur unë kam qenë në detyrën e ministrit të Financave"’, sqaron ISP.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38