Flash News

KRYESORE

Cilët janë sufistët që frekuentonin xhaminë në Egjipt ku u vranë 305 besimtarë?

Cilët janë sufistët që frekuentonin xhaminë në

Xhamia ku vdiqën të premten 305 besimtarë në sulmin terrorist frekuentohej nga myslimanë sufistë, praktikantë të një dege mistike të fesë islame të përçmuar nga xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Një udhëheqës i fisit beduin u shpreh për median se xhamia Rawda, në rajonin lindor të Sinait ishte ‘’sufiste’’ dhe përmbante një “zauia”, një godinë fetare e përdorur nga mistikët për lutjet dhe organizimet.

Edhe pse ISIS-i shfaqet si i dyshuari kryesor i atentatit, grupi nuk ka marrë përsipër autorsinë e këtij sulmi dhe nuk mund të konfirmohet me siguri që xhamia u bë objekt i sulmit për shkak të lidhjeve me sufizmin.

Ky minoritet i fesë islame është sulmuar kudo ku ka vepruar ISIS-i, si në Egjipt por gjithashtu në Pakistan ku dhjetëra sufistë u vranë nga xhihadistët.

Vitin e kaluar, ISIS-i kishte rrëmbyer më pas i preu kokën një drejtuesi sufist, duke e akuzuar se praktikojnë magjinë.

Në një intervistë publikuar më pas në letrën informuese të ISIS-it al-Nabaa, komandanti i “policisë së moralit” të organizatës në Sinai deklaroi se “prioriteti kryesor ishte lufta ndaj manifestimeve të politeizmit, përfshirë sufizmin.

Nëse konfirmohet që xhamia u sulmua për shkak të rëndësisës së saj për sufistët, kjo do të përfshihej në taktikën e ISIS-it në Egjipt që ka si shënjestër gjithnjë e më tepër civilët, kryesisht minoritetet fetare, pasi ka patur si objektiv kryesor forcat e sigurisë.

Të fundit