Flash News

KRYESORE

Cili është aktiviteti politik i Arben Malajt, që revoltoi 28 deputetë të Partisë Socialiste

“Arben Malaj duhet të shkarkohet sepse është bërë pjesë e aktiviteteve politike”. Kështu e argumentoi Taulant Balla kërkesën e 28 deputetëve të PS të hënën, që kërkojnë lirimin e ish-deputetit të tyre nga posti i anëtarit të Këshillit Mbykqyrën të Bankës së Shqipërisë.

Balla nuk dha detaje, por kërkesa e tyre vjen fill pas pjesëmarrjes së tij në një aktivitet në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të dielën në darkë. Malaj ishte pjesë e një shfaqje para godinës, ku shprehu mirënjohje për artistët, që rezistojnë prej një viti.

“Ky mund te jete ne politike nje rast studimor si pushteti absolut te ben te pa shpirt ndaj njerezve dhe te verber ne njohjen e realitetit njerezore.

Mirenjohje artisteve qe angazhohen sinqerisht dhe me perkushtim ne sfiden e rizgjimit te popullit shqiptar per te ardhmen qe meritojme”, shkruan Malaj në një postim në Facebook.

Deklarata e plotë:

Mirenjohje!!! Ndergjegjesimi I popullit te vendit tend per te qene pjestar dhe kontributies aktiv ne sfidat konkrete ne fushen e demokracise, artit dhe ekonomise eshte nje mision qe fatkeqesisht pak individe e marrin persiper.

Pikerisht inspirimet pozitive me shembuj konkrete duhet te sherbejne si "majaja" per rritjen e ndergjegjesimit tone si popull.

Nenshtrimi ndaj arroganteve dhe te babezitureve eshte pranim I varferise shpirterore, sociale dhe ekonomike.

Megjithese Tirana ka mijera te varfer, meraku publik I Veliajt nje dite pas "zgjedhjeve pa zgjidhje" ishte qe nuk e kishte shembur me pare Teatrin.

Ky mund te jete ne politike nje rast studimor si pushteti absolut te ben te pa shpirt ndaj njerezve dhe te verber ne njohjen e realitetit njerezore.

Mirenjohje artisteve qe angazhohen sinqerisht dhe me perkushtim ne sfiden e rizgjimit te popullit shqiptar per te ardhmen qe meritojme.

Arbeni

 

Të fundit