Flash News

KRYESORE

Cili është projekti i fundit i Ramës? Basha flet për asgjesimin që po përgatit kryeministri

Cili është projekti i fundit i Ramës? Basha flet për

Lulzim Basha ka folur nga çadra për planin e kryeministrit Edi Rama për asgjesimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas Bashës, Rama ka shpallur zgjedhjet moniste kundër interesave të qytetarëve.

“Projekti i tyre i fundit është asgjesimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në funksion të kësaj kanë shpallur zgjedhjet moniste”, theksoi kryeopozitari.

Basha deklaroi se me protestën e së shtunës në Tiranë, Shqipëria do të hyjë në rrugën e pashkelur deri më sot, atë të demokracisë pjesëmarrëse dhe jo vetëm përfaqësuese.

“Në kushtet e varfërisë ekstreme vota e lirë mund të duket një kërkesë ekstreme. Por sot duhet t’i themi çdo qytetari se beteja totale dhe bashkimi më i madh në historinë demokratike që do të ndodhë të shtunën, janë agjenda dhe kauza e çdo qytetari. Me votën e lirë qytetarët do të vendosin këtej e tutje. Me votën e lirë Republika e Re do të jetë pronë e çdo qytetari. Në duart tuaja do të jetë instrumenti i pushtetit dhe i kontrollit të pushtetit. Me votën e lirë nuk do të diktohen vetëm përfundimet e zgjedhjeve parlamentare, por një rrugë tjetër e pashkelur deri më sot për qytetarin e Republikës së Shqipërisë, kjo është Republika e re, Republika e demokracisë, pjesëmarrëse dhe jo përfaqësuese”, deklaroi Basha.

Basha përmend bankën e nivelit të dytë: Aty Rama dërgon paratë e shqiptarëve

“Ja ku janë, përtokë, mos i prek Preç”, Basha shkel me këmbë ‘komplotin’ e Edi Ramës

Të fundit