Flash News

KRYESORE

Cili do jetë aksioni i Uashingtonit kundër ish-ministrit? Deklarata konfidenciale e ambasadorit të huaj: “Balili”, 50% përgjegjësi e Tahirit, 50% e Llallës

Cili do jetë aksioni i Uashingtonit kundër ish-ministrit? Deklarata

Vendimi i Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson për të shpallur ‘non grata’ në SHBA ish-kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla, mund ta ketë bazën në shumë çështje dhe një ndër kryesoret është ajo e Klement Balilit, trafikanti i cili ndodhet në arrati dhe për hetimin ndaj tij është përfshirë edhe ‘DEA’ amerikane.

Në një editorial të publikuar në Politiko.al, më 16 dhjetor të 2017-s, raportohej për deklaratën e një prej ambasadorëve kryesorë në Tiranë, i cili në një darkë jozyrtare ishte shprehur se faji për mosarrestimin e Balilit ndahej midis Llallës dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Një Ambasador, ndër kryesorët e përfaqësive të huaja në Tiranë, është shprehur në një darkë jozyrtare, se faji për mosarrestimin e Klement Balilit, sipas tij, bie 50 përqind mbi Saimir Tahirin dhe 50 përqind mbi Adriatik Llallën”, shkruante Alfred Lela në editorialin me titull: “Llalla land”.

Me vendimin e Tillerson, Uashingtoni e ka dhënë përgjigjen për një prej fajtorëve të arratisjes së Balilit, Adriatik Llalla, ndërkohë që pritet aksioni ndaj bashkëfajtorit në këtë histori, Saimir Tahirit.

Të fundit