Flash News

KRYESORE

Çiljeta tregon si ndihet pasi agjëroi një muaj Ramazan: Tani jam një myslimane më e plotë

Çiljeta tregon si ndihet pasi agjëroi një muaj Ramazan: Tani

Çiljeta Xhilaga është pa dyshim një nga këngëtaret më të dashura të shqiptarëve.

Kohët e fundit, ajo është përfolur për besimin e saj fetar, që pasi postoi një video e mbuluar me shami.

E ftuar në Top Show, këngëtarja tha se këtë vit ka agjëruar një muaj të plotë Ramazan, ndërsa tani ndihet një myslimane më e plotë.

“Kur kam dalë nga xhamia kam thënë unë i përkas myslimanizmit. E kam ruajtur në zemër për gjithë këto vite edhe pse mamanë e kisha të krishterë dhe babain mysliman. Ishte një çështje shpirtërore dhe që nga mosha 13 vjeç deri ne 32 vjeç, e kam ruajtur besimin shumë thellë brenda vetes time. Tani ndjehem një myslimane më e plotë sepse edhe ketë vit edhe agjërimin e kam bërë të plotë”, u shpreh këngëtarja.

Të fundit