Flash News

KRYESORE

Çiljeta Xhilaga e zhgënjyer nga votimi i kolegëve: Përpara dinjitetit tim nuk vë asgjë!

Çiljeta Xhilaga e zhgënjyer nga votimi i kolegëve: Përpara

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila kandidonte në Kënga Magjike me baladën e saj “Hajmali” mbeti jashtë finales, pasi nuk u votua nga kolegët. Deri më tani Çiljeta nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, por e kontaktuar nga revista Class, Çiljeta është shprehur shumë shkurt.

“Jam vërtet e habitur dhe shumë e zhgënjyer nga votimi absurd i disa prej kolegëve të mi. Nuk kërkoja të më kualifikonin për miqësi, por për tërësinë e elementëve të një performance që ishte absolutisht në standardin e një nate finale.. Megjithatë karriera vazhdon. Është zgjedhje shumë e mirë ideja e klipeve. Aty je i pakushtëzuar nga kupat dhe fitoret, kanë rëndësi klikimet. Sa herë dëgjohesh, është e barabartë me sa herë pëlqehesh”, – thotë ajo duke dashur ta mbyllë këtë pjesë.

Të fundit