Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Çipa i zhgënjyer nga Aurela Gaçe: Pse duhet të bije në varfërinë e se thjeshtës pa përmbajtje e në zhargon gati lumpenik fjalesh
Aurela Geçe ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Lento lento”. Me këtë këngë, Aurela vjen pak më ndryshe nga sa jemi mësuar duke e parë zakonisht.
Gazetari Aleksandër Çipa ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij teksa vlerëson këngëtaren shqiptare për vlerat e saj. Çipa thotë se me këngën e fundit, Aurela ka rënë në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje dhe me zhargon limpenik fjalësh.
Çipa shprehet se nuk do donte ta gjente këtë variant tek Aurela ndërsa pohon krizën e teksteve që ka hyrë në muzikën shqiptare së fundmi.
Reagimi i plotë:
E madhe Aurela e Vlores sime!
E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe!
Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht.
Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.
Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore.
Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te " lento- lento-s", do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne " kovaçanen" e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.