Flash News

KRYESORE

Cipras akuzon Mitsotakisin: Abstenove për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Cipras akuzon Mitsotakisin: Abstenove për çeljen e negociatave

Ish kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras akuzoi kreun e qeverisë Kiriakos Mitsotakis se në samitin e Brukselit nuk votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, e kjo rrezikon që të sjellë probleme në rajon.

“Kryeministri grek Kiriakos Micotakis abstenoi në debatin vendimtar në Samitin e Brukselit, ku doli që Danimarka dhe Holanda kishin një rol dhe një fjalim më të rëndësishëm në Ballkan sesa Greqia. Kurse deputetët e rinj të partisë Demokracia e Re abstenuan në votimin në Parlamentin Evropian për rezolutën e pranimit të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor“, tha Cipras.

Vetë Micotakis u shpreh nga Selaniku se Greqia është pro hapjes së negociatave.

Stelios Pecas, zëdhënës i qeverisë greke nuk e mohoi abstenimin në votimin në PE në Bruksel.

“Demokracia e Re nuk pajtohet me asnjë tekst që nuk adreson në mënyrë të qartë detyrimet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Për zotin Cipras këto janë të parëndësishme, por jo për grekët. Kjo është arsyeja pse edhe deputetët e Partisë Demokracia e Re abstenuan“, tha ai.

Të fundit