Flash News

KRYESORE

Cipras kërkon komison hetimor parlamentar për 'skandalin Novartis'. Avramopulos, i përshirë në skandal, viziton Tiranën ku opozita kërkon të njëjtën gjë për Tahirin

Cipras kërkon komison hetimor parlamentar për 'skandalin

Kryeministri grek Aleksis Cipras bëri sot thirrje për një hetim parlamentar për akuzat për korrupsion të ngritura kundër gjigandit farmaceutik zviceran Novartis dhe disa politikanëve, përfshirë edhe Komisionerin e Çështjeve të Brendshme të BE, grekun Dimitris Avramopulos.

Sipas EU Observer, Novartis dyshohet se ka paguar politikanë të ndryshëm për të përmirësuar aksesin e produkteve të saj në tregun grek të barnave.

Avramopulos i ka hedhur poshtë akuzat dhe sipas Politico.eu, siç raportoi më parë Politiko.al ka kërkuar që dëshmitarët të bëhen publikë. Politico.eu thekson faktin se Avramopulos do të vizitojë këtë javë Shqipërinë ku do të takohet me zyrtarët e një qeverie të akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsion nga Brukseli.

Në Tiranë opozita sapo ka kërkuar një gjë të ngjashme me kryeministrin grek Cipras: ngritjen e një Komisioni hetimor parlamentar për të hetuar mbi akuzat dhe përfshirjen  e ish-ministrit socialist Saimir Tahiri në lehtësimin e aksesit të narkotrafikantëve.

Të fundit