Flash News

KRYESORE

“Citizen Truth” shkruan për skandalin në Shqipëri: Përgjimet shkundin Edi Ramën

Skandali me përgjimet ku të përfshirë janë eksponentë të krimit dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, ka tërhequr vëmendjen e portalit amerikan “Citizen Truth”, i cili i ka kushtuar një artikull situatën në Shqipëri.

“Një tjetër skandal shkund Shqipërinë e Edi Ramës, duke nxitur thirrjet për dorëheqje” është titulli i artikullit të botuar ditën sotme.

Në shkrim thuhet se bisedat shokuese në përgjime tregojnë shtrirjen e korrupsionit dhe përfshirjen e krimit të organizuar në qeverinë shqiptare.

Kështu, pas publikimeve të gazetës më të madhe në Evropë "Bild" dhe pas artikullit të djeshëm të revistës prestigjioze kanadeze "Vice", sot një tjetër media ndërkombëtare i dedikon një shkrim situatës në Shqipëri.

Autorja e shkrimit është Dr.Francesca Norton, analiste politike, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe autore e shumë artikujve dhe analizave në medien ndërkombëtare.

Në shkrim thuhet se “bisedat tregojnë qartë manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 përmes blerjes së votave, kërcënimeve dhe financimit të fushatës së Partisë Socialiste. Ato gjithashtu tregojnë se si krimi i organizuar ka qasje të drejtpërdrejtë dhe kontroll mbi krerët e disa institucioneve të qeverisjes vendore në Shqipëri, të cilët pastaj i kthejnë në favore ndërsa politikanët vendosin veten në dispozicion të plotë të bandave”.

Në artikull thuhet se nga mbjellja e kanabisit, u fituan rreth 5 miliardë euro nga 2013-2016. “Paratë u përdorën për të blerë vota dhe për të siguruar një rrjet kriminal për sigurimin e fitoreve në çdo zgjedhje".

Të fundit