Flash News

KRYESORE

City paguan 24 mijë euro në ditë për të mposhtur UEFA-n

City paguan 24 mijë euro në ditë për të mposhtur UEFA-n

Manchester City nuk heq dorë lehtë. Klubi anglez ka punësuar një nga avokatët më të famshëm të Anglisë për t'u mbrojtur në betejën e radhës me UEFA-n. City është dënuar me 2 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe 3 mln euro gjobë, por zgjidhja ka një emër: David Pannick.

Ai është një avokat i famshëm dhe paguhet 24.000 euro në ditë. 63-vjeçari ka ditur të krijojë emër në ishullin britanik, teksa ka përfaqësuar Gina Miller-in në gjyq kundër Theresa May dhe Boris Johnson për shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

City shpreson që ky avokat i njohur me punën e tij të mjaftojë për të përmbysur vendimin e UEFA-s. Duhet që kjo të ndodhë para verës, në mënyrë që drejtuesit të bëjnë ndërhyrjet e tyre në merkato me qetësi para nisjes së sezonit të ri.

Të fundit