Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Civici, Xhepa e Shano bëjnë parashikimet: Si pritet të jetë ekonomia në vitin 2020
Irgis Hysenaj
Për Shqipërinë një ekonomi në rritje do të jetë një sfidë më vete për vitin 2020. Dhe kjo për shkak të pasojave që do të ketë pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili veç viktimave shkaktoi dëme të mëdha ekonomike. Ndërsa një shifër zyrtare për dëmet nuk ka, shqetësimi është i madh se vendit tonë do t’i duhet disa kohë që të rimëkëmbet.
Tre ekspertë të ekonomisë Adrian Civici, Selami Xhepa dhe Dritan Shano kanë dhënë opinionet e tyre për “Politiko.al”, se si pritet që të jetë ekonomia në vitin 2020 dhe sa problem është largimi i të rinjve. Në përgjigjet e tyre jepen edhe sugjerime se si vendi mund të dalë nga kriza dhe ngrihet shqetësimi për probleme mjaft serioze që mund ta lënë Shqipërinë prapa.
Adrian Civici
Si do të jetë ekonomia në vitin 2020 pas dëmeve të tërmetit?
Mendoj se faktorët e rritjes ekonomike për 2020 duhet t’i ndajmë në dy kategori: masat dhe politikat specifike që kanë të bëjnë me përballimin dhe eliminimin e pasojave të tërmetit, në të cilat, përveç rindërtimit të banesave e pallateve të dëmtuara që është objektivi primar i qeverisë, rëndësi ka edhe mënyra se si do përballohen dëmet që ka pësuar ekonomia. Veçanërisht një kategori e caktuar biznesesh, shërbimesh e specifikisht sektori i turizmit; dhe së dyti, vazhdimi i disa reformave të rëndësishme që kanë të bëjnë me fiskalizimin, reduktimin e informalitetit, përmirësimin e klimës së biznesit, thithjen e IHD në kuadër të disa projekteve të mëdha me efekt të ndjeshëm në ekonomi, ecuria e PPP-ve të para dhe këto si investime të mëdha kryesisht në infrastrukturë, etj.
Duke pasur parasysh faturën e lartë të dëmeve nga tërmeti, mendoj se gjatë 2020 do të përballemi me një ekonomi që do kërkojë kohë të rimëkëmbet dhe të kthehet në gjendje normale që garanton rritje ekonomike. Shpresoj se përtej ndihmave të emergjencës, konferenca e donatorëve do ketë mundësi të mobilizojë një shumë të konsiderueshme fondesh, injektimi i të cilave në ekonominë shqiptare do këtë rezultat pozitiv në rritjen ekonomike për 2020.
Megjithatë, mbeten mjaft pikëpyetje për performancën e turizmit si sektori me efekte shumë pozitive në PBB këto vitet e fundit. Durrësi dhe gjithë zonat përreth tij, janë pjesa më intensive e turizmit shqiptar për nga masiviteti dhe kontributi në PBB, ndërkohë që rezultojnë dhe zonat më të prekura nga tërmetiti. Rezultate nën nivelin e potencialeve të tyre priten dhe në sektorin e industrisë me fason që është vendosur në zonën ndërmjet Tiranës, Durrësit Krujës dhe Lezhës. Po të përfshijmë efektin e rëndësishëm që ka në ekonomi klima dhe konfliktualiteti politik, që fatkeqësisht në Shqipëri vazhdon të jetë e tensionuar duke ndikuar negativisht në performancën ekonomike të vendit, mendoj se ecuria e 2020 pritet të japë një rritje ekonomike rreth nivelit 3-3.2%, ndërkohë që duke iu referuar dhe buxhetit të vitit 2020 të sapo miratuar, treguesit makroekonomikë të stabilitetit financiar dhe ekonomik duket se do jenë nën kontroll dhe brenda parashikimeve të PBA.
Sa problem është largimi i të rinjve dhe forcës punëtore nga Shqipëria?
Largimi i forcës punëtore dhe veçanërisht të rinjve nga Shqipëria është fenomen me efekte mjaft negative në ekonominë shqiptare. Në kuadër të “epidemisë” së largimeve nga vendi, Banka Botërore evidenton faktin se çdo vit nga Shqipëria largohen 60-65000 njerëz, çka do të thotë se mbas 15 vitesh ne do jemi 1 milion njerëz më pak, ne do ta ndjejmë seriozisht dhe ndoshta në mënyrë të parikuperueshme mungesën e fuqisë punëtore në kuptimin e gjerë të fjalës.
Zhvillimi ekonomiko-social i vendit pritet të ndikohet maksimalisht nga kjo dukuri. Aq më tepër që edhe vetë “profili” i largimeve po ndryshon. Masës së madhe të njerëzve që largohen nga vendi po i shtohet largimi i njerëzve të shkolluar e kualifikuar, shtresa e mesme dhe intelektualët, duke ndikuar në uljen e cilësisë dhe standardeve profesionale të kapitalit njerëzor në Shqipëri.
Teoritë e zhvillimit, eksperiencat e mjaft vendeve të tjera në këtë aspekt, por dhe shembuj të shumtë nga Shqipëria dëshmojnë se një vend në të cilin fuqia punëtore zvogëlohet apo tkurret, një vend në të cilin mungojnë njerëzit e kualifikuar, një vend ku mungon besimi tek zhvillimi dhe te e ardhmja, ka pak ose aspak shanse të ketë një ekonomi dinamike e performante, ka gjithnjë e më pak mundësi të zgjerojë prodhimin e shërbimet dhe të ketë rritje ekonomike të lartë e të qëndrueshme, ka shumë vështirësi të thithë investime të huaja masive e kapitale cilësore të teknologjisë së lartë inovative.
Emigracioni në Shqipëri nuk duhet konsideruar si “problem”, por duhet parë si “emergjencë kombëtare” që kërkon reflektim të thellë politik, institucional e shoqëror.
Dritan Shano
Si do të jetë ekonomia në vitin 2020 pas dëmeve të tërmetit?
Ekonomia shqiptare do të marrë njëfarë impulsi, kryesisht të lokalizuar në zonën e prekur nga tërmeti, nëse dhe kur të fillojë proçesi i rindërtimit, siç i thotë qeveria. Kjo për shkak të parasë që do investohet për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në pasurinë e shqiptarëve për shkak të fatkeqësisë natyrore-shtetërore të datës 26 nëntor 2019, sa nga buxheti i shtetit, aq dhe nga donacionet e mundshme. Ende nuk dihet sa është fatura që duhet përballuar, sepse nuk kemi një inventarizim dhe vlerësim final, e të kategorizuar të dëmeve. Kështu që, nuk mund të masim impulsin ekonomik që do sjellë shpenzimi i rindërtimit.
Po qe se nuk do kishte ndodhur kjo fatkeqësi natyrore-shtetërore, ekonomia shqiptare e 2020 sipas parashikimeve të vetë qeverisë, do ishte fare e mjerë. Jo se pres ndryshime të mëdha për shkak të rindërtimit. Në buxhetin 2020, investimet publike, si një burim i rritjes ekonomike, ishin të parashikuara më të ulëta se në 2019. Po kështu, edhe konsumi, një burim tjetër i rritjes ekonomike, i cili mund të verifikohet kryesisht te projeksioni i të ardhurave nga TVSH-ja, duket se do jetë më anemik se në 2019. Të ardhurat nga TVSH në buxhetin 2020 ishin parashikuar vetëm 0.2% më të larta se në 2019, të pakorrigjuara me inflacionin, pra në fakt më të ulëta. Mendoj se ekonomia reale, të ardhurat reale të shqiptarëve në 2020 do jenë me të ulëta se në 2019.
Sa problem është largimi i te rinjve dhe forcës punëtore nga Shqipëria?
Largimi i rinisë dhe forcës punëtore është një problem për të ardhmen e Shqipërisë. Ky fakt, së bashku me uljen e numrit të lindjeve dhe të fertilitetit është tërmeti i vërtetë që bie pa pushim në Shqipëri. Kjo vjen për shkak të dështimit të politikës në këto 30 vjet. Mënyrës së të bërit politikë, prioriteteve të zhvillimit. Ajo çfarë është bërë mirë në këto 3 dekada, është më e vogël se sa shuma e asaj që trashëguam, që kemi bërë keq dhe që nuk kemi bërë fare. Fakt është se shumica e politikanëve rrojnë dhjetëra herë më mirë e më të pasur se sa shqiptarët e tjerë. Kjo duket me sy të lirë dhe e dinë dhe qentë e rrugëve.
Kjo do të thotë se përdorimi i pushtetit ka prodhuar më shumë mirëqenie për pushtetarët, sesa për qytetarët. Është e qartë se lidhja e përdoruesve të pushtetit me përfitimin personal dhe të një grupi të kufizuar është e fortë. Nga ana tjetër është e qartë se lidhja e përdoruesve të pushtetit me qeverisjen dhe mirëqenien e qytetarëve është e dobët ose inekzistente.
Që të fillojmë të ndërpresim largimin e të rinjve dhe forcës punëtore nga Shqipëria, duhet të ndryshojmë dy gjëra:
1) Politikanët 30 vjeçarë individualisht dhe si modele suksesi; pra na duhen politikanë të cilët më shumë se nguljen me thonj në politikë e në pushtet dinë të qeverisin dhe që ikin në shtëpi kur merret vesh që nuk dinë.
2) Prioritetet e zhvillimit, ku më kryesori është investimi thelbësor dhe cilësor në arsim, duke filluar në parashkollor. Nuk na duhet doktrinë tjetër zhvillimi, as në politikë dhe as në ekonomi.
Selami Xhepa
Si do të jetë ekonomia në vitin 2020 pas dëmeve të tërmetit?
Ekonomia e vendit vazhdon prej vitesh, që pas goditjes nga kriza globale që filloi të ndjehej fort në vitin 2011-2012 dhe vazhdon ta mbaje atë në një rritje shume të ngadaltë. Siç u provua, vitit 2019 ishte problematik nga pikëpamja e ritmit të rritjes dhe unë mendoj se vitit 2020 do të jetë edhe më i vështirë. Arsyet janë se problemet nga të cilat vuajti ekonomia gjatë vitit 2019, dhe që janë kryesisht si pasojë e krizës politike, do të vazhdojnë të jenë prezente dhe në 2020. Kriza politike e vendit mbetet e pazgjidhur dhe tensionet politike do të vazhdojnë të mbajnë larg investitorët vendas dhe të huaj. Fatkeqësisht këtij rezultati i kanë shërbyer jo vetëm klima politike e përkeqësuar, por edhe përkeqësimet e klimës së biznesit, siç janë dëshmuar nga raportet organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore; përkeqësimi gjendjes së korrupsionit në vend, dëshmuar nga një sërë raportesh të huaja por dhe mediat investigative në vend. Këto probleme të politikës dhe të klimës së biznesit, janë jetike për zhvillimet e ekonomisë për tani dhe të ardhmen e saj. Me ritmet aktuale të rritjes së ekonomisë, vendi jo vetëm që nuk po realizon konvergjencën me vendet e BE-së, por përkundrazi po thellon hendekun në të ardhurat dhe standardet e jetesës. Viti 2020 bart dhe kosto shtesë që janë pasojat serioze të tërmetit të 26 nëntorit. Dëmi material që është shkaktuar, është serioz dhe rimëkëmbja ekonomike kërkon angazhime të mëdha financiare, të cilat deri tani nuk duket se janë identifikuar. Ligji për buxhetin e vitit 2020 nuk jep të dhëna nga do sigurohen financimet shtesë të kërkuara, por thjesht bën disa rialokime të burimeve ekzistuese. Druaj se teksa do të zbehet dhimbja e kësaj ngjarjeje tronditëse, do të fashitet dhe angazhimi qeveritar për të rimëkëmbur vendin dhe për t’i kthyer qytetarëve sigurinë e jetës në banesat e tyre. Nëse do të duam që ky program të mos jetë sërish lyerje dhe "make up" i fasadave të pallateve dhe objekteve publike, por një program serioz ndërhyrjesh në strukturat bazike të pallateve dhe veprave të ndryshme publike, angazhimet financiare të kërkuara janë të rendit të më shumë se një buxheti vjetor shtesë të investimeve publike. Deri tani, thjesht procesi i alokimeve buxhetore nuk jep asnjë shpresë as se programi rimëkëmbjes është marrë seriozisht dhe as se rritja ekonomike e projektuar do të realizohet.
Sa problem është largimi i të rinjve dhe forcës punëtore nga Shqipëria?
Largimi dhe braktisja e vendit, veçanërisht nga te rinjtë, është një fenomen social shume shqetësues për shoqërinë dhe negativ për ekonominë. Mungesa e alternativave brenda vendit, qofte për arsim cilësor dhe një treg pune dinamik dhe shpërblyes, apo mungesa e oportuniteteve ekonomike edhe për nivelet më të ulëta të edukimit por që ofrojnë një standard jetese të pranueshme ne kontekstin e mirëqenies në shoqërinë e sotme, i kanë orientuar veçanërisht brezin e ri të kërkojë realizimin e vetvetes në tregun evropian të punës. Ky fenomen, përtej dramës sociale të ndarjes së familjeve dhe që dalëngadalë do te zhbëjë kapitalin social te vendit, po krijon vështruesi serioze për tregun e brendshëm të punës. Oferta e tregut të punës sot është tepër deficitare, dhe për sektorë të caktuar po shkon në kufijtë e emergjencës kombëtare, siç është sektori mjekësisë. Edhe për rimëkëmbjen e vendit, kryeministri ka deklaruar t’i drejtohemi thirrjes së emigrantëve të huaj. Kjo rrugë është e mirë në parim dhe kur tregjet e punës janë reaguese ndaj standardeve të jetesës. Por, të marrësh nga jashtë punëtorë krahu sepse pranojnë të paguhen me paga të ulëta, nuk është një rrugë që e rrit standardin e jetesës në Shqipëri apo që modernizon shoqërinë. Përkundrazi, shumë emigrantë që mund të vijnë, do të jenë të niveleve modeste të edukimit dhe nuk mund të sjellin përfitimet që normalisht priten nga globalizimi tregjeve të punës. Thjesht mbijetesa e firmave vendase duke gjetur krah të lirë pune, do të jetë sërish shumë afatshkurtër, siç ishte afatshkurtër edhe deri tani, duke detyruar të rinjtë apo krahun e punës në tërësi që të braktisë vendin. Gjykoj se duhet një kuptim i plotë dhe i thellë edhe nga vetë biznesi për të ardhmen e vet, për të ndërtuar një strategji mbijetese me të qëndrueshme dhe të bazuar në cilësi dhe standarde evropiane, dhe jo krah pune të lirë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38