Flash News

KRYESORE

Ç’ka dashur të thotë autorja (Majlinda Bregu) me këtë foto?

Majlinda Bregu ka postuar në Instagram një foto ku duken këmbët e një gruaje me leukoplast në njërin prej gjunjëve. Këmbët janë të bukura dhe fasha tregon lëndim. Një lloj seksualiteti i përzier me brishtësinë. Mbi foto, në anglisht është shkruar: mos u dorëzo kurrë; mos merr kurrë arratinë; brendëso çdo gjë; dhe ndoshta vuaj; por kurrë, asnjëherë mos u dorëzo!

Fjalët janë të zgjedhura, por fotoja shkon në drejtim të kundërt. Mesazhi i saj është më shumë brishtësia apo nënshtrimi, sesa qëndresa dhe triumfi.

Gjunjët nuk janë dhe aq përfaqësues i triumfit femëror.

Nuk flet për barazinë në të drejta të grave me burrat, por pabarazinë. Kjo ‘shkarje këmbe’ në  simbolike tregon për kujdesin që duhet dëshmuar me kauzat, si feminizmi apo te drejtat e grave.

Kauzat nuk janë asnjëherë klishe dhe ‘poster girl’.

Zonja Bregu shpresojmë të mos hatër-mbetet nga ky lexim: barazia parashikon edhe të drejtë të barabartë për t’u kritikuar. Burrë a grua, qofsh!

Të fundit