Flash News

KRYESORE

Çlirim Gjata: KQZ do të bëjë një shkelje të rëndë në mbledhjen për Kajmakun, shqetësuese

Çlirim Gjata: KQZ do të bëjë një shkelje të

Sekretari Juridik i Partisë Demokratike Çlirim Gjata, deklaroi se ka informacion se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë shkeljen e radhës në mbledhjen e nesërme për kryebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Sipas tij, KQZ do të shohë procedurën se si ka hetuar prokuroria rastin e Kajmakut, e kjo është një shkelje e rëndë e ligjit.

“Kemi informacion se KQZ do të shohë ditën e nesërme se si ka hetuar prokuroria. Dua të them se kjo është një shkelje e madhe ligjore. Pushtetet janë të ndara, prokuroria bën hetimet, vetëm gjykata e kontrollon hetimin e prokurorisë. KQZ nuk mund të bëj hetimin e hetimit, nuk mund të kontrollojë prokurorinë, thjesht heq mandatin. Ç’punë ka KQZ të komentojë ishte a s’ishte vepër penale ajo që bëri Kajmaku? E dyta, ligji për dekriminalizimin e ka të shprehur qartë, që duhet të deklarosh çdo gjë, je i detyruar ti shkruash. Fakti që nuk i ka shkruar në formular, të çon në ndjekje penale deri në 4 vjet burg, dhe këtë KQZ e di mirë”, deklaroi Gjata në emisionin Abcnews.

Të fundit