Flash News

KRYESORE

“Çmendet" i riu në Tiranë, qëllon me thikë prindërit, më pas hidhet nga kati i tretë

“Çmendet" i riu në Tiranë, qëllon me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Tiranë.

Një 25-vjeçar ka qëlluar me thikë prindërit e tij 60 dhe 53 vjeç dhe më pas është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Fatmirësisht, prindërit e autorit nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa 25-vjeçari me inicialet B.S është në gjendje të rëndë në QSUT.

Informacion nga policia:

Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.

Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit