Flash News

KRYESORE

Çmendet nëna në Fier, tenton të mbysë dy vajzat e e mitura në lumë, më pas i djeg shtëpinë bashkëjetuesit, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, por fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një tjetër tragjedi familjare.

Një nënë 42-vjeçare, Rudina Kishta ka tentuar të mbysë në lumin Seman dy vajzat e saj të mitura, përkatësisht nga 6 vjeç dhe më pas i ka djegur shtëpinë bashkëjetuesit të saj, Ardian Gjika.

Pas disa orëhs në arrati, policia ka arrestuar gruan banuese në fshatin Grecalli.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujërat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal”, jep detaje policia, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme.

Të fundit