Flash News

KRYESORE

Çmime shtesë për produktet kosovare, Rama presion Prishtinës për të firmosur më 12 korrik propozimin e Vuçiç?

Çmime shtesë për produktet kosovare, Rama presion

Vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë.

Ky është një konstatim që vjen nga Ministri në largim i Financave për Kosovën, Avdullah Hoti i cili më tej ka shtuar se edhe Kosova do të ndërmarr të njëjtin hap nëse qeveria shqiptare nuk reflekton.

Kjo sjellje e qeverisë se drejtuar nga Edi Rama shihet si formë presioni ndaj Prishtinës për të pranuar propozimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Kujtojmë se në Samitin e Triestes që do të zhvillohet më 12 korrik në kuadër të Procesit të Berlinit, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të firmosin për krijimin e tregut të përbashkët ekonomik.

Krijimi i një tregu të përbashkët mes gjashtë vendeve ballkanike ishte një propozim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, por, ky projekt dëmton më shumë vendet e vogla të Ballkanit Perëndimor, siç është Kosova.

 Fillimisht, Tirana zyrtare shprehu dyshime për këtë treg, që konsiderohet si përpjekje e Serbisë për dominim të rajonit, por kryeministri Edi Rama ka ndryshuar së fundmi qëndrim dhe është një prej mbështetësve kryesor të projektit.

Pavarësisht se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati e konfirmoi me siguri firmosjen e marrëveshjes, nga Prishtina nuk ka ende asnjë reagim. Kjo situatë e fundit e krijuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, lidhur me çmimet e produkteve, tregon se rezistenca nga të dyja palët do të vijojë deri orët e fundit kur kryeministrat të takohen në Trieste të Italisë.

 

 

Të fundit