Flash News

KRYESORE

Çmimet Oscar, aktorja Rita Moreno vesh të njëjtin fustan që ka veshur 56 vite më parë

Aktorja ikonike e West Side Story, Rita Moreno, veshi të njëjtin fustan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, atë që kish veshur dhe në vitin 1962.

Gjatë ceremonisë Moreno fitoi çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse për filmin West Side Story. 86 vjeçarja është një nga 12 njerëzit që ka çmime Oscar, Emmy, Grammy dhe Tony.

Në tapetin e kuq, gjatë intervistës aktorja ka reflektuar mbi kohën e shkuar: “Nuk e kisha idenë që do të fitoja. Mendoja që fituesja do të ishte me siguri Judy Garland. Isha në Manilla dhe fluturova në Filipines sa për të marrë pjesë, ku është edhe vendi që është qepur fustani”.

Të fundit