Flash News

KRYESORE

Çmimi Nobel për Ekonominë shkon për dy ekonomistë amerikanë

Çmimi Nobel për Ekonominë shkon për dy ekonomistë

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka zgjedhur dy fituesit e këtij viti për çmimin Nobel në Ekonomi. Ata janë William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer.

Çmimi i këtij viti për Ekonominë u përqendrua në tre tema kryesore: inovacioni, klima dhe rritja ekonomike.

Nordhaus u vlerësua për “Integrimin e ndryshimeve klimatike në analizat afatgjata makroekonomike”, ndërkohë që Romer u vlerësua me këtë çmim për “Integrimin e inovacioneve teknologjike në analizat afatgjata makroekonomike”.

Nordhaus dhe Romer kanë thelluar ndjeshëm fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë sesi ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë.

Të fundit