Flash News

KRYESORE

Çmimi Nobel për letërsinë, reagon Basha: Shokuese dhe e tmerrshme, iu dha dikujt që mbrojti Millosheviçin

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar shokuese dhe të tmerrshme vendimin për të vlerësuar me çmimin Nobel për letërsinë 2019 shkrimtarin austriak Peter Handke, i njohur si përkrahës për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet ’90.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha kujton kohën kur ka shërbyer në ekipin që akuzoi Millosheviç për krime lufte dhe sipas tij, Nobeli iu dha një personi që përkrahu autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë pas Holokaustit.

“20 vjet më parë kam shërbyer në ekipin e Tribunalit Ndëkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, që akuzoi Milloshevicin për krime lufte dhe genocid. Çmimi Nobel i shkoi dikujt që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë pas Holokaustit, është shokuese dhe e tmerrshme. Ditë e trishtuar për vlerat tona”, shkruan Basha në twitter.

Të fundit