Flash News

KRYESORE

Çmimi i ujit, Basha nuk bën dallim mes PS dhe LSI: Është i njëjti grusht politikanësh me role të reja

Çmimi i ujit, Basha nuk bën dallim mes PS dhe LSI: Është i

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk sheh dallim mes PS, LSI dhe PDIU pas vendimit të mbrëmshëm për të rritur çmimin e ujit në Tiranë dhe të për të dhënë me koncesion shkollat.

Basha thekson se është i njëjti grup politikanësh të korruptuar që tani kanë marrë role të reja. Ai shprehet se PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve dhe që nuk do të hesht për mbrojtjen e interesave të tyre.

“Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.

PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të e fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, shprehet Basha.

PS, PDIU dhe LSI votuan dje në Këshillin Bashkiak të Tiranës propozimin e Erion Veliajt për të rritur çmimin e ujit për qytetarët, ndërsa PD bojkotoi mbledhjen.

Të fundit