Flash News

KRYESORE

“Çmimi i ujit dje u përcaktua nga shkalla e amoralitetit politik të këshilltarëve të LSI”

“Çmimi i ujit dje u përcaktua nga shkalla e amoralitetit

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook akademiku Artan Fuga, ka reaguar ashpër mbi vendimin e marrë dje nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, për rritjen e çmimit të ujit.

Fuga shkruan se çmimi u ujit dje u përcaktua nga shkalla e amoralitetit politik brenda një grupimi këshilltarësh, pra atyre të LSI

Statusi i plotë:

Çmimi i ujit.

--------

Çmimi i ujit që pimë, lahemi, përdorim nëpër dushe,WC, bëjmë supën, taratorin, dhallën, dje u përcaktua nga:

Shkalla e amoralitetit politik brenda një grupimi këshilltarësh, pra atyre të LSI.

Shkalla e korruptimit politik nga administrata.

Marrëdhënia e bashkisë me mediat.

Numri i militanteve gjoja protestues te shkallët e bashkisë.

Paaftësia e opozitës për veprim politik.

Etj. dukuri jo ekonomike.

E kuptoni o njerez se në çfarë derexhejeje ka arritur menaxhimimi i hapesirave urbane???

Ekonomia dhe administrimi nuk përcaktohen nga nevojat tona, nuk drejtohet nga logjika ekonomike, por thjesht nga trafiqet e influencave politike dhe nga humori i individëve që as i njohim as na njohin, as i kemi zgjedhur as na përfaqësojnë.

Por, vazhdoni flini, beni gjumin e vapës dhe blini ujin ne dyqan se ai është çmimi i vërtetë i ujit që na kanë hedhur si dush i ftohtë mbi kokë kryetarët e bashkive në këto njezet vjet.

Flini dhe votoni me gurmazin të tharë nga etja!

Nuk keni ujë? Pini coca cola!

Të fundit