Flash News

KRYESORE

Çmontohet struktura metalike e Shullazit te “Shqiponja”, Veliaj: E ka një i fortë me nam? U pika

Çmontohet struktura metalike e Shullazit te “Shqiponja”,

Një strukturë metalike që përdorej për reklama gjigante te sheshi ‘Shqiponja’ në Tiranë është çmontuar ditën e sotme, si një ndërtim pa leje.

Kjo strukturë është përfolur se është ndërtuar nga disa persona që njiheshin si “ushtarët e Shullazit”.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sfidon Emiljano Shullazin duke thënë se koha e të fortëve ka mbaruar.

“Si si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë e për të rrëzuar këto mite banale se gjerat e të fortit nuk preken! Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari”, shkruan Veliaj.

Emiljano Shullazi njihet si i forti i Rrugës së Kavajës dhe aktualisht ndodhet në burg për disa vepra penale.

Të fundit