Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjergj Meta
Mund të thuhet pa mëdyshje se situata e krijuar në Shqipëri, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, në këtë të kaluar tranzicionale, nëse duam t’i japim këtë emër kohës që përfshin periudhën nga rënia e regjimit komunist e deri më sot, ka shkaktuar një lloj demotivimi kolektiv brenda shpirtrave të njerëzve. Ky demotivim është skajshmërisht i dukshëm në jetën e përditshme të familjeve dhe të individëve. Më kot mundohen demagogë te politikës që, duke përdorur aty këtu edhe ndonjë shprehi religjioze apo “shpirtërore”, të motivojnë njerëzit. Të vetmit që “motivohen” në fakt janë një pjesë e vogël e militantëve përkatës të partive politike, por jo pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare.
Pak ditë më parë religjionet në Shqipëri, me një frymë ndërtuese dhe vllazërore, i drejtuan një apel politikës, duke vënë gishtin në disa plagë të shoqërisë tonë e duke bërë përgjegjëse për këtë klasën politike e duke i kërkuar asaj përgjegjshmëri për të mirën e përbashkët. Deklarata të këtilla vlerën më të madhe e kanë në njëzëshmërinë e tyre dhe në modelin që krijojnë për një bashkëpunim ndërmjet të ndryshmëve për të mirën e qytetarëve.
Në këtë situatë më duket se religjionit i mbetet një detyrë e madhe. Jo ajo e gjetjes së zgjidhjeve për daljen nga kriza apo krizat që krijohen herë pas here, pasi ajo u përket partive politike dhe këtë religjionet e kanë theksuar qysh në fillim të deklaratës së tyre, por në motivimin e ndërgjegjeve, në hapjen ndaj shpresës dhe në orientimin ekzistencial të shumë njerëzve. Këtë politika, së paku ajo shqiptare, nuk mund ta bëjë edhe pse shpesh, nëpërmjet sloganeve ajo përpiqet të marrë një rol motivues dhe entuziazmues, por që është vetëm fasadë. Në fakt politika, por jo vetëm ajo, edhe arti, kultura dhe mass media, fatkeqësisht në Shqipëri janë zbehur në këtë funksion të tyrin motivues.
Aktualisht politika në Shqipëri po luan çdo ditë e më shumë një rol demotivues, kur duhet të ndodhte e kundërta. De facto ajo, nëpërmjet një lufte nervash, nëpërmjet një gjuhe apokaliptike (opozita) nga njëra anë dhe një gjuhe parriziake (qeveria) nga ana tjetër, ka futur në mes, si në dana, një popull të tërë që është thjesht i hutuar dhe i paorientuar. Është e vërtetë që në këtë lojë nuk duhet të fusim të huajt, të cilët kanë një këndvështrim tjetër dhe rrallëherë arrijnë t’i kuptojnë bizantinizmat tonë dhe në fund të fundit mosinqeritetin tonë. Mosinqeriteti është trajtë dalluese e epokës tranzicionale shqiptare dhe shoqërive që kanë kaluar trauma të forta e të thella. Thelbi hipokrit i joni si shoqëri, që i ka rrënjët e largëta, qoftë në sundimin qindravjeçar otoman e qoftë në 50 vitet komunizëm, në kohën moderne vishet bukur, flet bukur dhe ka ndërtuar përreth vetes një kore të padepërtueshme. Vetëm ne që jemi brenda e kuptojmë këtë gjë, por jemi të pafuqishëm të veprojmë dhe ta ndryshojmë gjëndjen për shumë arsye. Në epokën e imazhit kjo kore është bërë akoma dhe më e fortë dhe ushqehet vazhdimisht me iluzione dhe gënjeshtra.
Politika në shumë raste vishet edhe me trajta religjioze dhe merr trajtat e religjionit. Këtë komunizmi e bëri shumë mirë duke zëvendësuar për shembull “rrëfimin” me “autokritikën” para kolektivit, duke folur për nënën Parti, duke imituar një lloj “noviciati” për të hyrë në parti, po ashtu një komitet qëndror që i ngjante kolegjit të apostujve me njëshin në krye, sekretari i partisë që kishte rolin e një famullitari e kështu me rradhë. Por edhe sot nuk hiqet dorë nga veshja e politikës me ngjyrime religjoze duke përdorur edhe terma si “ëndërr”, “rilindje”, po ashtu vetë “çadra” është një koncept me nënshtresa të forta biblike, premtimet e një parajse që shqiptarët ende nuk e kanë parë në këto 25 vite, duke qenë se largohen vazhdimisht nga Shqipëria, e kështu me rradhë. Kjo kore vazhdon e trashet dhe bëhet gjithnjë e më kancerogjene duke qenë se gënjeshtrat nuk përgënjeshtrohen, por trashen gjithnjë e më shumë.
Në këtë pikë religjioni, si një shërbim ndaj esenciales, e cila është shpirtërorja, dimensioni më i thellë e njëkohësisht më i lartë i njeriut, mund të shërbejë së paku në zbutjen e kësaj koreje në dy mënyra. Një mënyrë është ajo e ngritjes së zërit së bashku, sikurse u bë në deklaratën e para disa ditëve apo edhe herë të tjera në të kaluarën, e së dyti duke qenë një oaz në të cilin personat që kanë humbur motivimin, pra shpresën, të gjejnë një gurrë ripërtëritjeje për ekzistencat e tyre.
Sigurisht edhe religjioni nuk është imun nga korja e hipokrizisë, duke qenë se shpesh është i përfaqësuar nga një strukturë dhe zotëron një lloj pushteti dhe këto struktura e ky pushtet ka edhe trajta njerëzore. Por këtu po flas për religjionin si shërbim ndaj përmasave më të thella të njeriut d.m.th. asaj çka quhet shpirtërore. Kundërshtarët e religjionit, apo ata që me të drejtë i numërojnë religjionit mëkatet e tij, nuk do të jenë dakord me këtë vizion, por përvoja tregon se aspekti religjioz mbetet ndalesa e fundit dhe e fundme për shumë njerëz që më pas, nëse nuk gjejnë një dritë, i dorëzohen fatalitetit apo i nënshtrohen pothuajse të pashpresë “fatit” të tyre pa marrë mundimin ta ndryshojnë atë. Roli i religjionit, në mënyrë të veçantë në Shqipëri, edhe si aspekt i një harmonie e dialogu që vazhdon të mbahet ende në këmbë, duhet të vlerësohet më shumë nga ata që janë në krye të tyre. Nuk mund të tërhiqemi brenda kornizave tona si spektatorë të pafuqishëm apo si mbrojtës të status quo-së. Formimi dhe motivimi i ndërgjegjeve, orientimi i ekzistencave, ushqimi i shpresës, jo si një iluzion, por si një mundësi reale, që i vjen njeriut nga forcat e tij të brendshme, që Zoti ka vendosur brenda secilit nga ne, do t’i bënte religjionin dhe religjionet në Shqipëri si një alternativë e besueshme e daljes nga kriza.
©Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38