Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ç’na bëre moj Rigerta, ç'na bëre? Telegram Rigerta Lokut nga Ralf Gjoni
Ç’na bëre moj Rigerta. S’na e ka bërë dot kush deri më sot... që prej Ballist Morinës. Na bashkove të gjithëve nën një kredo: “T’a duam atdheun e të përkujdesemi për lotët e deputetëve e të ambasadorëve”. Nuk e them unë. E shkruan gazetarët dhe e vulosi Facebook-u = The People.
Ata thonin që t'i trondite qeverinë në parlament e përlote Gramoz Ruçin, krokodilin e politikës shqiptare të cilit edhe në kohë luftrash nuk do i lëvizte syri. Ia the troç në sy Niko Peleshit për fshatin, madje detyrove LSI-në të kërkonte dorëheqjen e tij. E prapë shpirti yt bujar e lejoi Nikon të futej në selfin tënd, pasi e kishe frymëzuar për politikat agrare. Kështu lexova të paktën. Mobilizove një opozitë të tërë në këmbë. Por ata nuk e kërkuan dorëheqjen e Nikos. Atë që se bëri dot çadra e bëre ti Rigerta. Lul Basha të akuzoi dhe numri i likes-eve në faqen e tij shkoi në stratosferë. Edi Palokën nuk e zë gjumi që prej fjalimit tënd. I vjen inat që nuk ishte atje pranë teje, në vend të Gramozit. Ma mërzite edhe Doktorin se i vodhe lavdinë e foltores, e nuk t’a preu kush fjalën. Bëre që në faqen e Opinionit të shkruhej një prej analizave më të goditura të këtij viti. Je burim frymëzimi jo vetëm për analistët, por për gjithë shoqërinë civile. Më thonë që Nisma ‘Thurje’ po përgatit protestën e radhës, paçka se vetëm dele ka gjetur deri tani.
Nuk mbeti njeri pa komentuar, pa debatuar, pa shkruar e pa u përlotur. Vetëm Blushi nuk shkruajti. Por ama nga Vermoshi në Konispol zienin emocionet. Kaq shumë ndjeshmëri e sensitivitet mes këtij populli? Dhe duhej patjetër një mirditore trimëreshë si ty që të ndodhte kjo mrekulli sociale. Fute qeverinë në mendime. Tërbove opozitën. Frymëzove angazhimin qytetar. Gjenerove debat kombëtar. Preke fiks në plagët më të dhimbshme të shoqërisë sonë të vuajtur. Reflektove kreativitet dhe inteligjencë; prite gjithë këta vjet që të ligjëroje pak çaste në foltoren e parlamentit dhe hodhe në erë një klasë të tërë politike. Fute llogaridhënien si koncept në parlament. Arrite të përballësh fshataren me një politikë të tërë kryeqyteti. Operacion civil i denjë për mijëra euro grant nga donatorë të mëdhenj si BE. Por ata ia japin eurot tjetërkujt, pavarësisht përlotjes të ndonjë përfaqësuesi diplomatik.
Përplase mendimtarët më të mëdhenj të Facebook-ut. Ca qanin me emocion, a ca të shanin se ishe vegël aktrimi e qeverisë. Revolta qytetare bëri jehonë më të madhe se shpërthimi i Gërdecit. E çove penën e Ylli Dylgjerit majë maleve të thepisura, atje ku vetëm dhitë e Ndre Legisit jetojnë. Zgjove ndërgjegjen qytetare të popullit. Filloi t’a kuptojë sovrani më në fund se çfarë lloj parlamenti dëshiron. Nuk do këtë të sotmin, paçka se vetëm para tre muajsh e votoi, paçka se kur ata deputetët shpirtzinj përplasen në teatrin e të enjtes, populli rri pingul para ekranit sikur po sheh Ertogrulin. Populli dashka një parlament me emocione, me të qara. Është po ky popull që nuk të votoi ty. E çuditshme se si populli që përlotej kësaj jave është 4 vjet më i pjekur politikisht se në 2013. Mos ka qenë faji i zonës? Ndoshta po të kishe kandiduar në Tepelenë do ishe futur. Mos u mërzit e dashur se as mua nuk më votuan kësaj radhe.
Fundja, ajo çfarë kërkove ti ishte krejt minimale. Dreqi t’a hajë, ato dy gjëra dua edhe unë në Tiranë. Rrugë të shtruara mes pallateve të Xhamllikut e ujë të rrjedhshëm që ti e ke bio e unë nga depozita me E-coli. Ti ke dhitë e qumshtin e freskët. Unë kam grimcat metalike të ndotjes urbane që na helmon mushkëritë e fëmijëve çdo minutë të ditës. Ti merr ajër të pastër me oksigjen, e unë kam frikë të hap dritaren. Ti ke frikë se po braktiset fshati, e unë kam frikë se po braktiset e tërë Shqipëria nga të rinjtë e shkolluar të qyteteve tona. Ti ndoshta e ke zgjidhur çështjen e pronës. Unë ende s’kam marrë asnjë metër katror nga tokat e mia që më takojnë me ligj e me moral. Por mua s’më dëgjon njeri kur ua them. Ty po.
Meqë më dhe shpresë se Shqipëria do bëhet, po të jap një të vërtetë të hidhur e dashur Rigertë. Në parlament, të cilin unë e njoh mirë, nuk votojnë as fjalët e as lotët. Në parlament vendosin vetëm numrat, dhe besoj se Sapienza të ka mësuar se matematika është akull e ftohtë e pa pikë emocioni, si puna e shahut. Dhe ai populli ynë biologjikisht evropian që këto dy ditë qau me ty, e ka ndarë mendjen që në qershor se kë do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Jo me lot, por me numra, me shifra, me llogari. Ah Rigertë, mezi po pres të vij e të shoh rilindjen rurale e të të tregoj si funksionon parlamenti këndej nga qyteti, sidomos përtej kamerave... Besoj do më ftosh të vij andej nga anët e tua, të takoj Kristinën e të pi pakëz qumësht dhie. Ndërkohë po të bashkangjis edhe ca foto që bëra gjatë fushatës sime për deputet tek lagja ime e vjetër në Tiranë. Ci vediamo! ;)

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38