Flash News

KRYESORE

Ç’ndodh me listat e kandidatëve pas djegies së mandateve, Boçi: Kufoma politike, gremina është destinacioni i paracaktuar i tyre

Ç’ndodh me listat e kandidatëve pas djegies së mandateve,

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, një nga ata deputetë që pranoi të djegë mandatin e tij, jep sqarime se çfarë ndodh me listat e kandidatëve që vijnë pas tyre, nëse digjen mandatet parlamentare, siç u vendos një ditë më parë në mbledhjen e Grupit.

Në një status në rrjetet sociale, Boçi i cilëson si një debat shterpë zërat se nga listat e kandidatëve mund të ketë nga ata persona që pranojnë mandatin.

“Kufomat politike që varen sot në mandate të deformuara, që ecin somnambul e që kafshojnë ç’të gjejnë përpara, janë zombit e fundit të epokës parapolitike që po kalojmë. Gremina është destinacioni i paracaktuar i tyre”, shkruan deputeti.

Reagimi:

PËRTEJ MANDATEVE

Ka shumë debat se si shkon puna me mandatet që janë në lista.

Një debat shterpë që stimulohet kinse nga ato që duan të mbajnë me gajret njerëzit e të gënjejnë demokracinë.

Mandati nuk është person.

Mandati është vullnet politik i zgjedhësit dhe shpreh mbështetje për ide e vizione politike.

Kur vullneti është i deformuar, për shkak të grabitjes, vjedhjes, blerjes ai nuk ka vlerë. Nuk ka as emër e as parti më. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen.

Pas djegies vjen hiri. E pas tij dëshira e përkushtimi për të ndërtuar jetën dhe të mirën.

Kufomat politike që varen sot në mandate të deformuara, që ecin somnambul e që kafshojnë ç’të gjejnë përpara, janë zombit e fundit të epokës parapolitike që po kalojmë.

Gremina është destinacioni i paracaktuar i tyre.

Të fundit