Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ç’ndodh me zgjedhjet presidenciale në SHBA nëse vdes një nga kandidatët?
Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Trump ka shfaqur simptoma të lehta pas diagnostikimit me koronavirus. Por diagnoza, ndërkohë që kanë mbetur katër javë e gjysmë deri në zgjedhjet presidenciale, ka ngritur pyetje mbi skenarë të ndryshme: çfarë ndodh nëse një kandidat presidencial ose fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit vdes ose është i paaftë për të kryer detyrën?
Në vijim, rregulloret partiake dhe interpretimet ligjore në përgjigje të këtyre skenarëve:
- A mund të shtyhen zgjedhjet e 3 nëntorit?
Po, por nuk ka të ngjarë që të ndodhë diçka e tillë. Kushtetuta i jep Kongresit autoritetin për të caktuar datën e zgjedhjeve. Sipas ligjit amerikan, zgjedhjet zhvillohen të martën, pas të hënës së parë të nëntorit, çdo katër vjet. Është thuajse e garantuar që Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët do të kundërshtonte shtyrjen e zgjedhjeve, edhe nëse Senati i kontrolluar nga republikanët e miraton një ndryshim të tillë. Zgjedhjet presidenciale nuk janë shtyrë ndonjëherë.
- Çfarë ndodh nëse një nga kandidatët vdes para zgjedhjeve?
Komiteti Kombëtar Demokrat dhe Komiteti Kombëtar Republikan kanë rregullore në bazë të të cilave anëtarësia voton për një kandidat zëvendësues. Por në këto momente mund të jetë pak vonë për zëvendësimin e një kandidati katër javë e gjysmë para zgjedhjeve, ndërkohë që ka filluar votimi i hershëm. Më shumë se 2.2 milionë amerikanë kanë votuar, sipas Projektit për Zgjedhjet pranë Universitetit të Floridës. Në shumë shtete ka skaduar afati për ndryshimin e fletë-votimeve; votat me postë që pritet të përdoren në masë këtë radhë, janë dërguar në dhjetëra shtete.
Nëse Kongresi nuk voton për shtyrjen e zgjedhjeve, votuesit do të duhet të zgjedhin ose republikanin Donald Trump ose demokratin Joe Biden, edhe nëse njëri prej tyre nuk është gjallë në ditën e zgjedhjeve. Ky skenar hap dilema të tjera:
- Çfarë ndodh nëse njëri nga kandidatët vdes para se të votojë Kolegji Elektoral?
Në bazë të sistemit zgjedhor përmes Kolegjit Elektoral, zgjedhjet i fiton ai që merr shumicën e votave elektorale që ndahen mes shteteve dhe kryeqytetit Uashington në përpjesëtim të drejtë me numrin e popullatës së tyre.
Kolegji Elektoral do të mblidhet më 14 dhjetor për të votuar. Për të fituar, një kandidat duhet të ketë marrë të paktën 270 nga 538 votat elektorale. Zakonisht votat elektorale të çdo shteti i merr ai që ka siguruar shumicën e votës popullore në atë shtet. Por disa shtete lejojnë delegatët në Kolegjin Elektoral të votojnë për kë të duan dhe jo detyrimisht për kandidatin që siguroi shumicën në atë shtet. Por ligjet në shumicën e shteteve nuk specifikojnë si do të votojnë delegatët nëse vdes kandidati.
Ligji në shtetin Indiana specifikon se delegatët duhet të votojnë për këdo që emëron partia si zëvendësues për kandidatin që vdiq. Në këtë rast, partia opozitare mund të ngrejë padi gjyqësore për të mos lejuar që delegatët të votojnë për zëvendësuesin, shpjegon Lara Brown, drejtoreshë e Departamentit të Studimeve Pasuniversitare mbi Menaxhimin Politik në Universitetin George Washington.
“Më me interes do të jetë si do të reagojë Gjykata e Lartë në një skenar të tillë,” thotë ajo.
Por Justin Levitt, profesor në Departamentin e Juridikut të Universitetit Loyola, thotë se nuk beson që ndonjëra prej partive do të sfidojë vullnetin e votuesve nëse bëhet e qartë që një kandidat i caktuar i fitoi zgjedhjet.
- Çfarë ndodh nëse fituesi vdes pasi Kolegji Elektoral ka votuar, por para se Kongresi ta certifikojë votën:
Pasi voton Kolegji Elektoral, Kongresi mblidhet më 6 janar për të certifikuar rezultatin. Nëse një kandidat vdes pasi Kolegji Elektoral e voton fitues, nuk është e qartë se si Kongresi mund ta zgjidhë këtë situatë. Amendamenti i 20-të i Kushtetutës thotë se nënpresidenti i zgjedhur bëhet president, nëse presidenti i zgjedhur vdes para Ditës së Inaugurimit. Por ka interpretime të ndryshme për skenarin kur kandidati vdes ende pa u certifikuar vota e Kolegjit Elektoral nga Kongresi.
Nëse Kongresi nuk e certifikon rezultatin për një kandidat pasi ai ka vdekur, i takon Dhomës së Përfaqësuesve të zgjedhë presidentin e ardhshëm. Të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve janë në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit, pra përbërja e Kongresit të ardhshëm është ende e panjohur. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një kandidat fitues të vdesë pas zgjedhjeve por para inaugurimit.
- Çfarë ndodh nëse presidenti i zgjedhur vdes apo nuk është në gjendje fizike të përmbushë detyrën pasi Kongresi certifikon rezultatin?
Në bazë të Kushtetutës, presidenti i zgjedhur bën betimin më 20 janar, në Ditën e Inaugurimit, dy javë pasi Kongresi certifikon rezultatin. Nëse presidenti i zgjedhur vdes, nënpresidenti i zgjedhur do të bënte betimin si president i ri më 20 janar. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38