Flash News

KRYESORE

Ç’ndodh te Parlamenti pak para protestës, shkrimtari: Shoh mbi turmën e policëve ish-sigurimsa, tregues paniku të pushtetit

Shkrimtari, njëherësh drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka komentuar se çfarë po ndodh me masat e ndërmarra nga policia e shtetit, lidhur me protestën e opozitës para godinës së parlamentit.

Në një reagim  në rrjetet sociale, Tufa komnenton se një grumbullim i madh forcash policore para godinës tregon panikun e madh të pushtetit.

“Jam te kafe Fusion (Toptani) perballe Parlamentit. Pedonalja dhe sheshi ndermjet nxin nga policet dhe forcat speciale sa s'ke ku te hedhesh pështymën)):

Nje grumbullim aq i madh forcash tregon panikun e madh te pushtetit. Sipas Kurcio Malapartes ne 'Teknika e grushtit te shtetit", forcimi i aparatit policor ka efekt të përkundert me frikesimin. Humbja ne kete rast do jete e pushtetit dhe policise.

Shoh mbi kete turme policesh ish sigurimsa, 2 ore para protestes, dhe gjithçka të peshtiroset! Turp!”, shkruan Tufa.

Të fundit