Flash News

KRYESORE

Ç’ndodhi në mbledhjen e Asamblesë? Deputeti: Kapa dikë që po regjistronte në fshehtësi, më ndihmoi instinkti i policit

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka deklaruar se gjatë mbledhjes së Asamblesë e mbajtur në Lezhë është kapur një person që po regjistronte me një diktofon në dorë.

Sipas tij, ai po incizonte fshehurazi në lozhën e sallës, por instinkti prej polici e ka identifikuar personin dhe më pas është nxjerrë jashtë.

“Një Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë së PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të incizuar, gjendej në lozhën e sallës. Instinkti i profesionit të policit nuk më gënjeu. E nxorëm jashtë, me qetësi megjithë paturpësinë e tij dhe misionin e shëmtuar që po kryente !”, shkruan deputeti i PS, i cili nga ana tjetër ka ngritur edhe dyshime se diçka i ka tërhequr vëmendjen këtij personi për të regjistruar në fshehtësi, por detaje të tilla nuk janë dhënë prej Ndreut.

Të fundit