Flash News

KRYESORE

CNN përshkruan situatën në Shqipëri: Filloi një shtetrrethim 16-orësh në ditë në shkallë vendi

CNN përshkruan situatën në Shqipëri: Filloi një

CNN ka përshkruar situatën në Shqipëri dhe masat e marra nga autoritetet për parandalimin e virusit Covid-19.

“Shqipëria filloi ditën e sotme një shtetrrethim të rreptë 16-orësh, i cili ishte njoftuar gjatë fundjavës nga Kryeministri Edi Rama.

Vetëm personeli mjekësor dhe disa të tjerë lejohen të shkojnë për punë, dhe kjo mes  orëve 5 të mëngjesit deri në 8 të mëngjesit.

Të gjithë qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi pas orës 1 pasdite, dhe të gjithë udhëtimet duhet të jenë me mjete motorike gjatë atyre orëve, sipas një njoftimi nga Policia e Shtetit.

Kufizimet zbatohen në të gjithë vendin, përfshirë edhe industrinë e ushqimit dhe farmaceutikës.

Kamionët e shpërndarjes së ushqimit janë i vetëm transport i përjashtuar, por prodhimi i ushqimit dhe institucionet e shërbimit mund të jenë të hapura vetëm gjatë orëve të kufizuara, sipas Policisë së Shtetit.

Shqipëria ka 104 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe katër vdekje, sipas uebfaqes së Ministrisë së Shëndetësisë”, shkruan CNN.

Të fundit