Flash News

KRYESORE

CNN përzgjedh si një ndër fotot më të mira arkitekturore një “shkrepje” nga Tirana

Televizioni i njohur amerikan “CNN” ka përzgjedhur një foto nga përditshmëria në Tiranë, si një ndër më të mirat nga pikëpamja arkitekturore.

Në faqen online janë publikuar 11 fotot më të mira për nga arkitektura të vitit 2019.

Fotografes i bëri përshtypje imazhi i qytetarëve tiranas, të ulur në stola në verandën e Teatrit të Operas dhe Baletit, buzë sheshit “Skënderbej”, të cilët janë duke lexuar e diskutuar me njëri-tjetrin.

Gjithnjë e më shumë Shqipëria dhe veçanërisht transformimi që po pëson Tirana po zë hapësira në revistat më të njohura të botës. Kryeqyteti është kthyer në një destinacion interesant për ta vizituar.

Të fundit