Flash News

KRYESORE

Çollaku: Listës së blerjeve Bashkia e Tiranës i shtoi edhe tre gjyqtarët e Apelit, emrat e tyre do i mbajmë mend gjatë

Çollaku: Listës së blerjeve Bashkia e Tiranës i shtoi edhe

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku reagoi pas vendimit të gjykatës së Apelit Administrativ e cila rrëzoi kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të mandateve të 6 këshilltarëve socialist.

Në reagimin e tij, Çollaku shprehet se sot listës së gjatë të blerjeve, Bashkia e Tiranës i shtoi sot edhe tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit. Kreu i këshilltarëve të djathtë thekson se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar teksa shton se tre gjyqtarët e apelit, të cilët dhanë vendimin, iu gjunjëzuan presionit të qeverisë dhe asgjësuan drejtësinë.

Tre qyqareve po u bëjmë një premtim se do ti mbajmë mend gjatë emrat e tyre, shprehet Çollaku teksa shton se me qyqarinë e tyre sot ekzekutuan drejtësinë.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollakut

Tre qyqare per gjyqtare.

Sot Bashkia Tiranes,rradhes se zyrtareve,aktoreve,gazetareve,shoqerise civile,bizneseve te blera i shtoi dhe tre gjyqtare te Gjykates Apelit Tirane.

Sot tre gjyqtaret e apelit Tirane sanksionuan padrejtesine dhe paligjshmerine ne Keshillin Bashkiak Tirane. 

Ky vendim ne fakt ishte paralajmeruar disa muaj me pare nga Kryetari i Keshillit Bashkiak,i sigurte ne vendimin e tyre pasi ne te kundert “do te shohim si do te kalojne vettingun”. (Shiko videon me poshte)

Kjo ngjarje e paralajmeruar ndodhi.

Tre gjyqtaret e apelit iu gjunjezuan presionit te qeverise dhe asgjesuan drejtesine.

Vete gjyqtare te trupes kane komunikuar me palet duke u shfajesuar se vendimin absurd e kane marre “prej frikes se konfliktit me qeverine ne fazen e vettingut” (kush te kete merak disponojme pjese te ketij komunikimi).

Tre qyqareve po u bejme nje premtim se do ti mbajme mend gjate emrat e tyre dhe faktin se me qyqarine e tyre sot ekzekutuan drejtesine.

Nje dite ne kete vend do te kete drejtesi dhe per Drejtesine.

Të fundit