All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Çollaku publikon mesazhet: Nxënësve në Tiranë u kërkohet të paguajnë lekë për të blerë pemë

All - Paragraf - 1

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çokallu shprehet se janë të shumtë qytetarët që po denoncojnë një akt të shëmtuar që po ndodh nëpër kopshte dhe shkollat e kryeqytetit.

All - Paragraf - 3

“Qytetarët denoncojnë se mësuesit e detyruar nga drejtoria arsimore po u kërkojnë me detyrim fëmijve dhe nxënësve të paguajnë 100-500 lekë për të blerë e mbjellë pemë. Fëmijët kërcënohen se do të ndëshkohen nëse nuk bejnë pagesën”, shkruan Çollaku në rrjetin social Facebook.

Këshilltari demokrat ka publikuar emrin si dhe numrin e telefonit  të koordinatores së këtij operacioni, siç e quan ai, e cila është specialiste pranë Bashkisë Tiranë.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollaku

Te shumte jane qytetaret qe po denoncojne nje fakt dhe nje akt te shemtuar qe po ndodh neper kopshte dhe shkollat e Tiranes.

Qytetaret denoncojne se mesuesit e detyruar nga drejtoria arsimore po u kerkojne me detyrim femijve dhe nxenesve te paguajne 100-500 lek per te blere e mbjelle peme.

Femijet kercenohen se do te ndeshkohen nese nuk bejne pagesen.

I gjithe ky operacion i shemtuar zhvillohet per te plotesuar grandomanine e kryebashkiakut te Tiranes per te krijuar pyllin orbital te Tiranes.

Koordinatorja e ketij operacioni te denje per Kore te Veriut ,sipas denoncimeve publike eshte znj Elta Islami dhe nr i telefonit 0696676794,Specialiste prane Bashkise Tirane.

Une i kerkoj cdo prindi qe te pyese femijen nese jane vene ne kete forme presioni ne cerdhen apo shkollen qe frekuenton.

Nese ka ndodhur te mos hezitoje qe te padise penalisht edukatoren apo mesuesen qe ka ushtruar kete forme Bullizmi ndaj femijes se tyre.

Qyteti ka nevoje te gjelberohet,por ky Bullizem nga Bashkia Tirane vret qytetarine..,dhe nje qytet me peme por pa qytetare eshte nje qytet qe nuk i duhet as dreqit.

Të fundit