Flash News

KRYESORE

Comey tegon urdhrin e prerë të Trump: E kam interpretuar si një udhëzim

Comey tegon urdhrin e prerë të Trump: E kam interpretuar si një

Ish-shefi i FBI-së James Comey u shpreh sot gjat një senace dëgjimore në Senatin amerikan se Donald Trump nuk i ka kërkuar në mënyrë të prerë që të braktisë hetimet mbi ish-këshilltarin e tij Michael Flynn.

Por, Comey i ka marrë fjalët e presidentit amerikan si një udhëzim, theksoi ai gjatë një dëshmie para një komisioni hetimor të Senatit të ngritur për çështjen e ndrhyrjeve të Trump mbi hetimet për ndrëhyrjet e rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

I pyetur nga senatorja demokrate, Dianne Feinstein mbi fjalët që Donald Trump i kishte thënë Comey-t se “shpresoj se ju mund të gjeni një mënyrë për ta braktisur këtë, të lironi Flynn”.

Comey u përgjigj duke theksuar se “arsyeja përse vazhdoj të them këto fjalë është se unë i kam interpretuar si një udhëzim”.

Të fundit