Flash News

KRYESORE

Conte-BE-së: Rrezikojmë që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të kërkojnë aleanca me Rusinë, Turqinë e Kinën

Conte-BE-së: Rrezikojmë që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka apeluar sot për vijimin e procesit të integrimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit. Këtë apel e bëri gjatë fjalës së tij në konferencën për 45 vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë, në Pallatin Borromeo.

“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian  e i vendeve të ish Jugosllavisë është një proces që absolutisht duhet të vazhdoj. Pesë vende të ish Jugosllavisë e Shqipëria aspirojnë të jenë pjesë  e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha kreu i qeverisë italiane.

Sipas Contes, nëse nuk kryeht procesi i integrimit për Shqipërinë dhe ish-vendet Jugosllave, ato do kërkojnë të bëjnë aleanca me Rusinë, Turqinë, Kinën apo vendet e tjera.

"Mendoj gjithashtu që proces i integrimit europian i këtyre vendeve duhet të kryhet e nëse dështojmë dhe këtë objektiv jo vetëm do të rrezikojmë të shohim këto vende të heqin sytë nga Europa e të kërkojnë aleatët e tyre të vjetër, por rrezikojmë që këto vende të kërkojnë aleancë me  Federatën Ruse “lojtar historik i këtij territori” por dhe me Turqinë apo me aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin Ballkanik si p.sh Kina e vendet e Golfit (Arabia Saudita, Kuëait, Bahrain, Emirati Arabi Uniti, Oman, Iraq, Iran, Qatar).”

Për kryeminstrin italian me procesin e integrimit të Shqipërisë e të vendeve të ish Jugosllavisë, është në lojë kredibiliteti i politikës së jashtme europiane.

“Nuk duhet të ngrihen pengesa, ajo cfarë vihet re është kompleksiteti e ngathtësia në procesin e vendimeve të institucioneve europiane e shumë shpesh është e vështirë të arrihet unanimiteti i 27 vendeve anëtare. E është e qartë që duhet të ndërhyjmë për të thjeshtëzuar e bërë më të shpejtë e efikas proceset vendimore europiane”, deklaroi Conte

Të fundit