Flash News

KRYESORE

Conte humb durimin, largon senatorin nga Interi

Conte humb durimin, largon senatorin nga Interi

Interi afroi në merkaton e verës mbrojtësin Diego Godin me parametra zero nga skuadra e Atletico Madridit. Ekipi zikaltër e mendonte se do ta kishte të rëndësishëm në formacionin e Contes, por nuk ndodhi kështu.

Uruguiani nuk ka bërë shumë gjatë aventurës së tij në Milano. Ai ka qëndruar më shumë në stol se sa ka luajtur dhe nuk ka bindur me përformancat e tij. Numri një i stolit nuk po i beson më.

Tuttosport shkruan se Godin mund të largohet vetëm pas një viti qëndrese në "San Siro". Ai mund të rikthehet në vendlindje, ose sërish në Spanjë. Godin ka luajtur 16 ndeshje me ekipi italian në Serie A.

Të fundit