Flash News

KRYESORE

Conte: Italia gjithnjë do të këmbëngulë që të hapen negociatat, por duhet zgjidhur kriza politike

Conte: Italia gjithnjë do të këmbëngulë që të

Italia do të vazhdojë që të këmbëngulë që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Kryeministri Giussepe Conte në konferencën për shtyp ditën e sotme me homologun tij, Edi Rama tha se në çdo takim të ardhshëm të Këshillit Evropian, ai do të kërkojë që të merret në shqyrtim hapja e bisedimeve për anëtarësim. Ai mendon se si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e familjes evropiane dhe se unioni bëri një gabim historik duke mos çelur negociatat në 18 tetor.

“Perspektiva e zgjerimit mbetet instrumenti më i mirë për integrimin e plotë të dy vendeve ballkanike si dhe për të garantuar një zhvillim të sigurt e të besueshëm.”.

Conte u ndal edhe te situata politike në Shqipëri, ku bëri thirrje që të zgjidhet kriza.

“Vendi duhet të zgjidhë krizën politike dhe institucionale për të vijuar përmbylljen e reformave si dhe që në momentin kur vendet anëtare do të duhet të vendosin për zgjerimin, Shqipëria t’i ketë letrat në rregull. Inkurajova kryeministrin Rama të ketë një qasje të qartë kundrejt opozitës, me qëllim që të zhbllokohet situata kritike që prej kohësh po e pengon vendin të vijojë me reformat e nisura e veçanërisht me atë zgjedhore. E njëjta ftesë, shkon dhe për opozitën, që të përqafojë një hapje të tillë me shpirt konstruktiv dhe pa parakushte.”, tha kreu i qeverisë italiane.

Kryeministri shtoi se shtetasit shqiptarë që vuajnë dënime në burgjet italiane do të transferohen në Shqipëri.

Të fundit