Flash News

KRYESORE

Conte shfaqet i sinqertë: Lojtari im më bën me ankthe

Conte shfaqet i sinqertë: Lojtari im më bën me ankthe

Trajneri Antonio Conte ka folur pas fitores së Interit ndaj Dortmundit me rezultatin 2-0. Ai e pranon se ka vuajtur në stol, madje ka ndjerë dhe ankth.

TRIUMFI – “Fituam tre pikë të rënda. Nuk e kishim të thjeshtë, renditja na e komplikonte ndeshjen. E dimë që nuk jemi favoritë, por vetëm fitorja na mbante gjallë. Ia dolëm duke bindur me paraqitjen tonë. Dortmundi i trembej sulmit tonë, kështu që ndryshoi sistemin defensiv”.

KTHIMI – “Duhet të rikuperojmë energjitë për ndeshjen e kthimit. E dimë që do të jetë e vështirë, por do luajmë shanset tona”.

ESPOSITO – “Do të isha një i çmendur nëse do e aktivizoja pa i besuar. Ai e di që duhet të fluturojë poshtë, është një lojtar i rëndësishëm për ne, është një prej titullarëve. Barella? Më kap ankthi kur merr të verdhë brenda 10 minutash, por të kesh lojtarë si ai në ekip… “.

Të fundit