Flash News

KRYESORE

Conte shkarkohet nga Chelsea, ekipi londinez gati marrëveshjen me Sarri-n

Conte shkarkohet nga Chelsea, ekipi londinez gati marrëveshjen me Sarri-n

Pas dy vitesh drejtimi tek Chelsea , trajneri Antonio Conte është shkarkuar ditën e sotme nga presidenti i klubit.

Tekniku italian e ka marrë  lajmin paraditen e sotme teksa po zhvillonte stërvitjen e klubit në qendrën stërvitore të “Cobham”.

Sipas mediave vendase, raportohet se aty ka mbërritur presidenti i klubit, Bruce Buck, i cili i ka konfirmuar lajmin 48-vjeçarit.

Ndërkohë pritet që shumë shpejt të emërohet trajneri i ri, Maurizio Sarri, me të cilin është arritur edhe marrëveshja.

Ky lajm u konfirmua ditën e djeshme nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili u shpreh se ka arritur akordin me Chelsea-n për trajnerin.

Të fundit