Flash News

KRYESORE

COOVID-19/ Alarm në Greqi: Kampet e refugjatëve mund të bëhen vatër e pandemisë

COOVID-19/ Alarm në Greqi: Kampet e refugjatëve mund të

Greqia mund të jetë pranë një situate dramtatike, për shkak të koronavirusit. Organizata “Mjekët pa Kufij” kërkon evakuimin e emigrantëve nga kapmet që ndodhen në ishujt e Greqisë. Sipas kësaj organizate, kampet e emigrantëve “sigurojnë ambient të përsosur” për përhapjen e koronavirusit. Deri më tani, në ishullin e Lesbos, një nga ishujt me shumë kampe emigrantësh, është shënuar vetëm një person pozitiv me koronavirus. Megjithatë, problemi qëndron se në kampe situata higjenike nuk është aspak e mirë, pasi mungon uji, raporton Euronews.

“Në disa pjesë të kampit Moria, ka vetëm një rubinet uji për çdo 1.300 njerëz dhe asnjë sapun në dispozicion. Familjet e pesë ose gjashtë personave duhet të flenë në hapësira jo më shumë se 3 m2.”, tha Kordinatori Mjekësor në Mjekëve pa Kufij në Greqi, Dr. Hilde Vochten. Për shkak të mungesës së këtyre kushteve, refugjatët që ndodhen në kampe e kanë të pamundur të zbatojnë rregullat higjenike të rekomanduara nga OBSH.

Doktor Vochten vë alarmin duke u shprehur se “do të ishte e pamundur të kontrollohej shpërthimi i pandemisë” në kampet e Lesbos, Kos, apo dhe në ishuj të tjerë. Më shumë se 42,000 njerëz janë vendosur në kampe në pesë ishuj Grekë, sipas MSF. Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha në një takim të kabinetit qeveritar se ishujt e vendit tashmë janë "të mbingarkuar me çështje të shëndetit publik" dhe duhet të "mbrohen dyfish".

Të fundit