Flash News

KRYESORE

Coronavirus/ 21 të vdekur dhe mbi 800 të infektuar në Itali, një 17-vjeçar lë karantinën i shëruar

Coronavirus/ 21 të vdekur dhe mbi 800 të infektuar në Itali,

Një javë pas shpërthimit të coronavirusit në Itali, numri i infeksioneve ka shkruar në 822.

Numri i viktimave po ashtu ka shkuar në 21. Ndërsa OBSH flet për një "nivel shumë të lartë të kërcënimit botëror", Lombardia kërkon kufizime edhe për një javë tjetër dhe është në pritje të vendimit të qeverisë.

Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 531 pacientë pozitivë, përfshirë 235 të shtruar në spital dhe 85 në kujdesin intensiv, shkruajnë mediat italiane.

Një lajm i mirë vjen nga Spallanzani në Romë, ku Niccolò, studenti 17-vjeçar që u kthye nga Ëuhan, ka lënë karantinën. I riu është mirë dhe më në fund mund të largohet nga spitali për të përqafuar familjen e tij.

Në zonën e kuqe rreth Codogno dhe në zonën Padova të Vo 'Euganeo, zyrat postare do të rihapen që nga e hëna.

Një shenjë se normaliteti është ndoshta afër. Sa për shkollat, pozicioni i rajoneve nuk është njësoj. Veneto do të donte të rihapet përsëri të hënën, kurse Lombardia, nga ana tjetër, kërkoi që të ndalohej edhe një javë.

Në disa raste - si në Trentino Alto Adige - tashmë kanë vendosur të rihapin shkollat.

Të fundit