Flash News

KRYESORE

Coronavirus edhe në futboll, infektohet lojtari i Serie C

Coronavirus edhe në futboll, infektohet lojtari i Serie C

Italia po vuan jashtëzakonisht shumë me Coronavirusin. Deri tani janë infektuar të paktën 15 italianë dhe disa prej tyre kanë humbur jetën.

Sot u raportua se në Itali është prekur edhe një futbollist. Bëhet fjalë për një lojtar të Serie C. Emri i tij nuk dihet, por dihet vetëm se luan në provincën e Sienës. Ai i dha simptomat e para përpara një ndeshjeje dhe nuk zbriti dot në fushë.

Ai është dërguar me ambulancë për në spitalin e Sienës dhe më pas në karantinë. Media italiane raporton se ai për momentin gëzon shëndet të mirë.

Të fundit