Flash News

KRYESORE

Coronavirus-i edhe në Shqipëri, pezullohen 10 fluturime nga Rinasi me veriun e Italisë

Coronavirus-i edhe në Shqipëri, pezullohen 10 fluturime nga Rinasi me

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me coronavirus edhe në Shqipëri dhe me karantinimin e të gjithë veriut të Italisë për shkak të përhapjes në masë të Covid-19, Autoriteti i Aviacionit Civil njofton po ashtu si edhe në mbledhjen e qeverisë, se janë pezulluar 10 fluturime me shtetin fqinj.

“Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)

    • Aeroporti Milano Bergamo (BGY)

    • Aeroporti Bologna (BLQ)

    • Aeroporti Firenze (FLR)

    • Aeroporti Genoa (GOA)

    • Aeroporti Perugia (PEG)

    • Aeroporti Pisa (PSA)

    • Aeroporti Rimini (RMI)

    • Aeroporti Venezia (VCE)

    • Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë”, njofton Autoriteti Aviacionit Civil.

Të fundit