Flash News

KRYESORE

Coronavirus-i mbërrin në jug të Italisë, Lombardia rajoni më i goditur

Coronavirus-i mbërrin në jug të Italisë, Lombardia rajoni

Ndërsa numri i të infektuarve me coronavirus ka ardhur në rritje në Italinë veriore, sot mediat vendase raportojnë se është shënuar edhe rasti i parë në zonën jugore.

Deri tani janë regjistruar 7 viktima, të gjithë të moshuar dhe me sëmundje të mëparshme, si dhe 270 të tjerë të infektuar.

Sipas TGCOM24, një grua nga Bergamo rezultoi pozitive ndërsa ndodhej me pushime në Palermo.

Të hënën në mbrëmje ajo u dërgua në spitalin Cervello për kontrolle pasi shfaqi simptoma të gripit. Kjo u konfirmua nga Rajoni Sicili i cili thotë: "Ne kemi një rast të dyshuar pozitiv që rezultoi nga ekzaminimi". Karantina është vënë në gatishmëri për grua dhe për njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me turisten. Ky është rasti i parë i koronavirusit i konfirmuar në Italinë Jugore.

Ndërkohë, Lombardia vijon të jetë rajoni më i ‘goditur’ me 206 raste dhe 6 viktima; 38 raste dhe një viktimë në Veneto; 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili.

Mes të infektuarve ka rezultuar edhe një mjek italian në Tenerife.

Po ashtu, ngjarjet dhe garat sportive "të të gjitha llojeve dhe disiplinave, në vende publike ose private" janë pezulluar kryesisht në bashkitë e rajoneve Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Veneto, Piemonte.

Të fundit