Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Coronavirus-i, rrëfimi i një gazetari mbi frikën që ka pushtuar italianët
Një nënë e re hedh gjithë zell dezinfektues për të pastruar me kujdes rraken e foshnjës së saj me sy të kaltër teksa hidhet në prehrin e saj.
Ky është zakonisht një sezon i lagësht e i ftohtë në Lacio, por këtë vit ka pasur shumë ditë me diell e temperatura të ngrohta. Përjashtuar rastin nëse je fermer e që lutesh për më shumë shi sezonal, gjithçka tjetër duket në rregull.
Por jo!
Jemi të vetmit që jemi ulur jashtë në një lokal, në një shesh që zakonisht gëlon nga lëvizjet në periferi të Romës, duke pirë kafenë e paramesditës e në rastin tim duke cimbisur një copë tortë.
Në një artikull për gazetën "New York Times" të publikuar këtë javë, gazetari dhe autori Beppe Severgnini tërhiqte vëmendjen se shumica e të rinjve italianë dhe ata në moshë të mesme nuk kanë përvojë direkte lufte apo epidemie, në dallim nga të moshuarit, të cilët vuajtën shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.
Italianët, argumenton ai, e kanë të vështirë të orientohen në situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi (COVID-19), e cila siç druhen disa mund të zhvillohet në një situatë më të gjerë dhe më shqetësuese epidemie.
"Shumica prej nesh nuk dinë çfarë të mendojnë", shkruan ai. “Lëkundjet e humorit janë të dukshme në çdo familje. A është koronavirusi vetëm një grip i keq dhe ne po reagojmë më shumë seç duhet? Apo jemi përballë një epidemie serioze dhe ka shumë arsye për t'u shqetësuar? Ai shton se "në këtë mënyrë ata (italianët) përpiqen të gjejnë një reagim të përshtatshëm" ndaj situatës. Shumë prej tyre shkojnë në ekstreme duke shfaqur një psikikë të ndarë kombëtare. Disa mësyjnë në supermarkete në varësi të shifrave më të fundit të të prekurve dhe dukshëm largojnë me nervozitet këdo u del përpara veçanërisht ata me pamje aziatike. Disa shfaqin një moskokëçarje teatrale, duke këmbëngulur të shtrëngojnë duart ndërsa ankohen me zë të lartë sa absurd është fakti që ndeshjet e kampinatit të futbollit janë shtyrë. Pamjet filmike që tregonin një burrë të moshuar tek ankohej për raftet e zbrazura nga makaronat në dyqane, qarkulloi gjërësisht në median sociale.
Rrugët pothuajse janë boshatisur, restorantet gjithashtu dhe në dyqanet e zakonshme zor se gjen këmbë njeriu madje edhe në qytete me asnjë rast të konfirmuar prej rreth qindra kilimetrash larg. Lazio, në kohën që ky artikull u shkrua, kishte vetëm 12 raste të konfirmuara me koronavirus. Ndërsa shifrat rriten në veri të vendit në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romanja, rajonet më të prekura, njerëzit këtu po bëhen edhe më të zymtë. Ata dëgjojnë njoftimet e mbrëmjes të publikuara në internet nga Autoriteti i Mbrojtjes Civile me rrudha në ballë që kryesisht shoqërojnë fytyrat e italianëve kur shohin rezultatet e ndeshjeve të futbollit. Një mik, pronar i një restoranti ka vendosur të mos i ndjekë lajmet. Ai thotë se kjo është shumë dëshpëruese ndaj dhe është më mirë të mos i dëgjojë. Më mirë të qëndrosh i paditur. Por kjo është vetëm një maskë që ai e heq kur duhet të bëjë bilancin e ditës. Ai ma thotë këtë në restorantin e tij të zbrazët ndërsa unë jam njeriu i vetëm që po darkoj. Në fytyrën e tij shihet i njëjti alarm që unë kam parë në fytyrat e pronarëve të tjerë të biznesve të vogla që pyesin veten nëse do t'i mbijetojnë ndikimit ekonomik të koronavirusit.
Kjo është frika më e madhe për shumicën e italianëve. Shumica e atyre nën moshën 60 vjeç nuk duken të shqetësuar se mund të infektohen nga virusi. Ata kanë besim, siç duhet të ndodhë, se do të mbijetojnë e se do të kalojnë disa ditë me sikletin që të shkakton një gjendje gripale. Por ajo që i tremb janë rreziqet e mundshme në ekonomi, në veprimtarinë e biznesit të tyre apo tek familjet e tyre. A do t'i shkatërrojë ëndrrat dhe shpresat apo vite të tëra pune të palodhur?!
Ndërsa të rinjtë mund të jenë më pak të shqetësuar nga koronavirusi, të moshuarit sigurisht që janë të alarmuar. Të martën, Agjensia Kombëtare për Mbrojtje Civile konfirmoi se virusi ka shkaktuar 79 të vdekur në Itali, që variojnë mes 63 dhe 95 vjeç dhe me një histori sëmundjesh ekzistuese të fshehura. Italia është një vend i vjetër, jo vetëm për sa i përket historisë së saj të pasur, por edhe demografisë. Rreth një e katërta e italianëve janë mbi moshën 65 vjeç. Një rritje e rasteve të reja nuk do të thotë rritje e rasteve serioze thonë zyrtarët. Por kjo nuk duket se u jep shumë siguri të moshuarve.
Një gjë është e qartë, se përhapja e koronavirusit nuk mund të ndalet, apo qoftë dhe të ngadalësohet vetëm falë veprimeve të qeverisë, madje edhe pas ndërhyrjes vendimtare e të shpejtë të ndërmarrë nga koalicioni i kryeministrit italian Giuseppe Conte.
Të gjithë duhet të kontribuojnë qoftë edhe vetëm duke i kushtuar më shumë vëmendje higjienës personale, larjes së shpeshtë të duarve, teshtitjes e kollitjes në shami letre, që duhen hedhur menjëherë në vende të sigurta. Ulja e numrit të udhëtimeve, shmangia e kontakteve njerëzore të gjitha luajnë një rol në shmangien e një rritje të shpejtë e të papritur të infeksionit, përndryshe shërbimet e kujdesit shëndetësor do të përjetonin probleme, thonë zyrtarët italianë. Komenteve të tyre u bënë jehonë homologët në Britani e gjetkë në Evropë, të cilët po ndjekin me ankth shifrat në rritje në Itali, duke iu frikësuar një fati të ngjashëm. Por a jemi në gjendje për vetëdisiplinë? Tronditës është fakti se ka pasur të paktën pesë tentativa për arratisje nga një ashtuqujtuar "zonë e kuqe" që përfshin rreth 10 qytete të futura në izolim në Lombardi. Ata u ndalën nga policia, megjithëse njëri prej tyre ia doli të arratisej në një rajon tjetër.
Në Londër, gazetarja Clare Foges shkruan me shqetësim se: "ne jemi tepër egoistë për të ndalur përhapjen e koronavirusit". Ajo shkruante se shqetësimi i saj më i madh nuk ka të bëjë me aftësinë ripërtëritëse të shërbimit shëndetësor të vendit apo se sa kohë do t’u duhet studiuesve që të zhvillojnë një vaksinë, por rreth gatishmërisë së publikut për t'iu përgjigjur sfidës.
"Për ta ndalur përhapjen e virusit qeveritë në të gjithë botën duhet të mbështeten tek qytetarët të cilët duhet të bëjnë atë çka u thuhet... Por në një kohë që të gjithë gëzojnë privilegjin e të paturit të drejta, në epokën e individit, apo të populizmit kundër të politikës tradicionale, kjo duket një mundësi e vakët”, shkruan ajo. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38