Flash News

KRYESORE

Coronavirus mbërrin në Amerikën e Jugut, rasti i parë në Brazil

Coronavirus mbërrin në Amerikën e Jugut, rasti i parë

Coronavirus mbërrin edhe në Amerikën e Jugut.

Autoritetet kanë konfirmuar rastin e parë të prekur në Brazil, një burrë 61-vjeçar i cili u kthye nga Lombardia, në veri të Italisë. Ai kishte qëndruar në Itali nga data 9 deri në 21 shkurt në një udhëtim pune dhe i vetëm.

Burri, i cili nuk e bëri të ditur identitetin e tij, po i nënshtrohet vëzhgimit në Spitalin Izraelita Albert Einstein, në Zonën e Jugut të São Paulo, por, sipas institucionit, ai është dërguar në shtëpi - ku do të izolohet për 14 ditët e ardhshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai ka simptomat e gripit si kollë e thatë, ethe, dhimbje të fytit, por është në gjendje të qëndrueshme.

Të fundit