Flash News

KRYESORE

Coronavirusi anulon seancën plenare, Balla: Si do të vijojnë angazhimin deputetët

Coronavirusi anulon seancën plenare, Balla: Si do të vijojnë

Seanca plenare e parashikuar për nesër është anuluar.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla njofton se deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës.

“Kuvendi i shqipërisë nuk do të mblidhet në seance plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës.

Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH.

Frikë jo, kujdes po!

Masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh”, njofton Balla.

Të fundit