Flash News

KRYESORE

Coronavirusi, drejtori i Urgjencës: Dy ditët e fundit ka patur 35 të skeduar nga zonat e infektuara të Italisë

Coronavirusi, drejtori i Urgjencës: Dy ditët e fundit ka patur 35

Në dy ditët e fundit ka patur rreth 35 raste që janë trajtuar si të dyshuar me coronavirus, pasi kanë ardhur nga zonat e infektuara të Italisë, që u godit nga virusi Covid-19.

Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skender Brataj gjatë këtyre ditëve janë shtuar edhe telefonatat në urgjencë duke e çuar numrin mesatar në ditë në 1700 thirrje.  “

Këto dy ditë ka patur rreth 35 të skeduar që kanë ardhur nga zonat e Italisë që janë identifikuar si raste të dyshuara. Pra, vijnë nga një zonë ku ka patur infeksion, ke patur kontakt me banorë, vijnë këtu. Ke simptoma brenda 14 ditësh ka dyshime nëse ka temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje. Nëse vjen nga Roma që nuk është në zonën e prekur atëherë është grip.

Në rast se vijnë nga zonat e infektuara, por nuk kanë shenja klinike të coronavirusit, duhet të vetizolohen. Të ajrojnë banesën, të përdorin maskën, të dezinfektojnë ambientin, të ushqehen shëndetshëm dhe të presin 14 ditëshin. Nëse pas 14 ditësh shfaqen simptomat duhet të telefonojnë 127 dhe në këtë rast shkohet te pacienti dhe i bëhen analizat për disa orë.

Ka shtim të numrit të thirrjeve në urgjencën kombëtare 200 thirrje më shumë,1700 thirrje 24 orët e fundit, sigurisht edhe nga paniku”, thotë mjeku, i cili qartëson se deri tani nuk ka asnjë rast të diagnostikuar me coronavirus në Shqipëri.

Të fundit