Flash News

KRYESORE

Coronavirusi u merr jetën mbi 700 personave, shënohet viktima e parë nga SHBA

Coronavirusi u merr jetën mbi 700 personave, shënohet viktima e

E premtja ishte dita me numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të coronavirusit. Dje, 86 persona humbën jetën, si sëmundja që po paralizon pjesën më të madhe të Kinës, shkruan CNN.

Në total, deri tani numërohen mbi 700 viktima në Kinë prej virusit misterioz dhe 34.546 janë infektuar në territorin e Kinës, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës.

Shumica e rasteve të reja u regjistruan në provincën Hubei dhe Wuhan, epiqendra e shpërthimit. Autoritetet përfunduan ndërtimin në një spital të ri në Wuhan javën e kaluar, dhe një tjetër do të hapet në ditët në vijim për të trajtuar numrin në rritje të pacientëve.

Ndërkohë, në SHBA është shënuar viktima e parë të prekur nga coronavirusi. Sipas CNN, bëhet fjalë për një qytetar 60-vjeçar nga SHBA dhe ndërroi jetë në Spitalin Jinyintian në Wuhan, më 6 shkurt.

Japonia gjithashtu raportoi vdekjen e saj të parë nga coronavirusi.

Në nivel global, virusi ka infektuar më shumë se 320 njerëz në 27 vende. Rastet e reja u konfirmuan në Malajzi, Tajvan dhe Japoni të Shtunën.

Të fundit